Jump to content

Van Augur

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Van Augur i njohur me nofkën e tij Tejzanori, është snajper i ekuipazhit të Mjekërrziut.

Van Augur është jashtëzakonisht i qetë dhe analitik edhe gjatë betejës. Ai shumë rrallë ndryshon shprehjen e tij të fytyrës. Megjithatë, në përballjen e tij me Ace në ishullin Banaro, ai tregoi një anë të errët - duke treguar një grin djallëzor pas një vrasjeje të dështuar. Ashtu si anëtarët e ekuipazhit të tij, Auguri është një besimtar i rëndë në fat. Ai tregon një besnikëri të fortë ndaj Mjekërrziut dhe pjesës tjetër të ekuipazhit.

Aftësitë dhe fuqitë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Augur është treguar të jetë i shpejtë në gjuajtje dhe vrapim, ashtu siq bëri në përballjen me Ace. Vizioni i tij është shumë i fuqishëm duke u bërë si një vëzhgues për ekuipazhin. Ai gjithashtu tregoi qëndrueshmëri mbinjerëzore për figurën e tij të hollë, pasi ai duroi një nga tronditjet e tërmetit të Mjekërrbardhit (megjithëse nuk ishte një goditje i drejtpërdrejtë) dhe valët e tronditjes së flotës së admiralit të Sengokut.

Ai përdorë një pushkë e quajtur Senriku e ngjajshme me Blunderbuss, por më shumë e eksagjeruar. Senriku është i aftë të qëllojë objektiva nga një gamë jashtëzakonisht e gjatë. I kombinuar me shikimin e Augurit, ai mund të godasë një pulëbardhë aq larg, që ishulli nuk mund të shihet nga pozicioni i pulëbardhit.[1]

Në gjuhën japoneze, zëri i tij bëhet nga Masaya Takatsuka. Në Funimation Entertainment, zëri i tij bëhet nga Barry Yandell.

  • Bazuar në aftësinë dhe paraqitjen e tij, Van Augur ka shumë ngjajshmëri me personazhin Adolphus prej filmit të Terry Gilliam, Aventurat e Baron Munchausen. Adolphus është një nga ndihmësit e Baronit dhe ka pamje të pabesueshme dhe aftësi të mahnitshme të shtënat, të aftë për të shkëputur një mollë nga një pemë rreth njëqind milje larg. kapela, syzet, flokët, dhe pushka e Van Augurit, të gjitha kontribuojnë në këtë ngjashmëri.
  • Emri i Van Augurit dhe mënyra se si u prezantua i referohet mitologjisë romake. Një augur ishte një lloj i lexuesit të shenjës që lexonte të ardhmen duke interpretuar mënyrën e fluturimit të zogjve, ashtu si Auguri po gjuante pulëbardhën për të parë se cilët ishin me fat të vdesin pa dhimbje.
  1. ^ One Piece Manga, Kapitulli 222 dhe Episodi 146.