Vangelis

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Vangelis
VangelisElGrecopremiereDE2.jpg
Vangelis në premierën e El Greco
Informacione
Emri Evangelos Odysseas Papathanassiou
Lindja (1943-03-29) 29 Mars, 1943 (74 vjeç)
Prejardhja Flag of Greece.svg Volos, Greqi
Zhanri Muzikë elektronike
Muzikë instrumentale
New Age
Progressive rock
Muzikë klasike
Label RCA Records, Atlantic Records, Sony Music, Warner Bros. Records, Polydor, Charly Records Ltd.
Instrument(e) Sintisajzer, tastierë, piano
Vite aktiv 1961 — prezent
Bashkëpunim(e) me Aphrodite's Child, Jon & Vangelis, Demis Roussos, Yes

Evangelos Odysseas Papathanassiou (greqisht: Ευάγγελος Οδυσσέας Παπαθανασίου) (i lindur më 29 mars 1943Volos) është kompozitor grek i zhanreve electronic, progressive, New Age dhe neo-classical, i cili njihet me emrin artistik Vangelis. Ai është më së shumti i njohur si kompozitori për filmat Chariots of Fire, Blade Runner, dhe 1492: Conquest of Paradise.

Vangelis e filloi karrierën e tij profesionale pas bashkëpunimeve me disa bende të viteve 1960 si The Formynx dhe Aphrodite's Child, albumi i të cilëve (666) do të njihet si album "klasik" i zhanrit psychedelic. Në vitet 1970, Vangelis formoi një partnership muzikor me Jon Anderson, vokalistin e bendit Yes, dhe së bashkë lansuan disa albume nën emrin Jon & Vangelis. Në fund të viteve 1970, Vangelis kompozoi muzikë për filma dhe dokumentarë, suksesi i të cilave e shtyri atë në sytë e shumë regjisorëve të njohur. Në vitin 1981, ai kompozoi muzikën për filmin Chariots of Fire, i cili fitoi Oscar. Kënga "Titles" fitoi shpërblimin Academy Award for Best Original Music Score dhe e arriti pozitën #1 në Billboard të Amerikës.

Me një karrierë që përfshinë më shumë se 47 vite, me mbi 40 albume, Vangelis konsiderohet nga kritikët e muzikës si një ndër figurat më kryesore në historinë e muzikës elektronike.

Diskografia[redakto | redakto tekstin burimor]