Vangjush Gambeta
Vangjush Gambeta lindi në Korçë, më 2 Mars 1929. Përfundoi shkollën e mesme në Gjimnazin e Korçës më 1947. Kreu studimet e larta në Universitetin e Kievit në Ukrainë, 1948-1952. Në vitet 1953-1956, Vangjush Gambeta filloi punë si ekonomist në Kombinatin e Sheqerit, Maliq. Mbrehtësia e tij në ekonomi gjeti shpejt shtegun e rrahur pak deri atëherë të gazetarisë ekonomike. Në vitet 1956-1975, ai filloi punë si shef i sektorit ekonomik në gazetën "Zëri i Popullit". Ishin këto vitet e lindjes së një gazetarie ambicioze me përfaqësues të shquar të brezit të vet si i ndjeri Vangjush Gambeta, Petro Marko etj. Në vitet 1956-1975, Vangjush Gambeta dha mësim si pedagog i ekonomisë në Universitetin e Tiranës, kurse në 1975-1989, internohet për arsye politike.
Në janar 1991, ai bëhet anëtar i komisionit nismëtar të Partisë Republikane dhe në janar 1991-1992, nënkryetar i PR, dhe kryeredaktor i gazetës "Republika".
Në 1993, tërhiqet nga jeta politike për arsye moshe dhe i përkushtohet përkthimit dhe redaktimit. Disa nga përkthimet e tij janë: Zhukov: "Kujtime dhe Meditime", autobiografi. L.D. Trocki : "Jeta Ime", autobiografi. Vadim Bakatin : "Çlirimi nga KGB". Vangjush Gambeta mbante titullin : Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor. U nda nga jeta më 5 gusht 2008.
Në nder të tij Unioni i Gazetarëve Shqiptarë , ndan çdo vit çmimin për gazetarin më të mirë ekonomik në Shqipëri, të quajtur çmimi "Vangjush Gambeta"[1]
- ↑ Mima, Gjergji (08/08/2024). "Çmimet 'Vangjush Gambeta' 2021 për gazetarët e ekonomisë". Arkivuar nga origjinali më 12 nëntor 2021. Marrë më 8 gusht 2024.
{{cite news}}: Shiko vlerat e datave në:|date=(Ndihmë!)