Varret Ilire të Selcës së Poshtme
Varret Ilire të Selcës së Poshtme ndodhen në afërsi të qytetit të Pogradecit në Shqipëri, në fshatin Selcë e Poshtme. Në bregun e djathtë të lumit Shkumbin, në një lartësi prej m mbi nivelin e detit, qëndrojnë mbetjet e qytetit të lashtë të Pelionit dhe nekropolit shoqërues. Rruga romake Via Egnatia kalonte këtu drejt Selanikut. Edhe pse ka gjurmë të aktivitetit njerëzor në kohët e Neolitit, vendbanimi daton në Kohën e Hekurit (koha proto-urbane Ilire) përmes periudhës urbane Ilire (shekulli 5-të deri në shekullin e 2-të p.e.s.),[1] dhe e arriti kulmin e saj gjatë si vendbanim i fisit Ilir të Enkeleasve në fund të Kohës së Hekurit, gjithashtu është pushtuar në periudhën Romake ku gjurmë shfaqen në një ndërtesë komunale. Nga shekulli 4 deri në shekullin 1 p.e.s. qyteti ka qenë një rezidencë mbretërore e mbretërve Ilirë dhepër këtë arsye, ndoshta edhe një qendër e rëndësishme politike dhe ekonomike.[2] Në vitin 1996, Shqipëria i përfshiu edhe Varret Mbretërore të Selcës së Poshtme në propozimin e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Vendbanimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga viti 1969 deri në vitin 1972 gërmime janë bërë nga arkeologu shqiptar Neritan Ceka.[3] Sipas Cekës, vendbanimi ka pesë faza të pushtimit. Selcë I deri në III ndahen në: neoliti i vonshëm, fillimi i Kohës së Bronzit dhe fundi i Kohës së Bronzit, të gjitha përfaqësojnë forma të ndryshme qeramike. Vendbanimi ishte i banuar vazhdimisht që nga Koha e Bronzit e deri në Kohën e Hekurit. Nga shekulli i 6 deri në shekullin e 5 p.e.s. vendbanimi u zhvillua si qendër proto-urbane në rrugën që kalonte përgjatë lumit Shkumbin që lidhte bregdetin e Shqipërisë me Maqedoninë. Nga Koha e Hekurit vendi bëhet një vendbanim i përhershëm. Rreth viteve 570 p.e.s. / 550 p.e.s. arrijmë në fazën e Selcë IV, të evidentuar nga gjurmët e banesave të djegura, poçeria, përfshirë këtu importet nga Korinti me horizont më të ulët, dhe disa mallra nga Joni. Horizonti i sipërm, lokaliteti, poçeri e ngjyrosur me të kuqe-kafe, rrotë e bërë nga qeramika me dy vegjë dhe prodhime Jonike dhe Atike janë gjetur. Poçarët vendas ishin modele të ngjashme ato të kulturave të kohës, por të ndikuara nga stili i tyre vendas. Gjatë shekullit të 4 vendbanimi u fortifikua me mure rrethuese prej guri të prerë.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Varret Ilire të Selcës së Poshtme. |
- ^ Gilkes, O., Albania An Archaeological Guide, I.B.Tauris 2012, ISBN 1-78076-069-8, p263
- ^ Robert Elsie (19 mars 2010). Historical Dictionary of Albania (në anglisht). Scarecrow Press. fq. 405. ISBN 978-0-8108-7380-3.
- ^ Gillian Gloyer (2012). Albania (në anglisht). Bradt Travel Guides. fq. 139–. ISBN 978-1-84162-387-0.