Varri i Itmad-ud-Daulah-ut
Varri i I'timad-ud-Daulah-ut (në gjuhën urdu: اعتماد الدولہ کا مقبرہ, I'timād-ud-Daulah kā Maqbara) është një mauzoleum i Periudhës Mogule në qytetin e Agras, në shtetin indian të Uttar Pradeshit. Shpesh i përshkruar si një "kuti stolish", ndonjëherë i quajtur "Taxhi foshnje", Varri i I'timād-ud-Daulah-ut shpesh konsiderohet si një projekt paraprak i Taxh Mahalit.
Bashkë me ndërtesën kryesore, struktura konsiston në ndërtesa të shumta të jashtme dhe kopshte. Varri, i ndërtuar midis viteve 1622 dhe 1628 përfaqëson një tranzicion midis fazës së parë të Arkitekturës Mogule – të ndërtuar kryesisht në gurë të kuq ranorë me dekorime mermeri, si në Varrin e Humayunit në Delhi dhe Varri i Akbarit në Sikandra – për në fazën e dytë, të bazuar në zbukurime në mermer të bardhë dhe pietra dura, të paraqitur në mënyrë më elegante te Taxh Mahali.
Mauzoleu u porosit nga Nur Jahani, gruaja e Jahangirit, për babain e saj, Mirza Ghiyas Beg, fillimisht një amir pers në mërgim,[1] që i ishte dhënë titulli I'timād-ud-Daulah (kolona e shtetit). Mirza Ghiyas Beg-u ishte edhe gjyshi i Mumtaz Mahalit (fillimisht të quajtur Arxhumand Bano, vajza e Asaf Khanit), gruaja e perandorit Shah Jahan, shkaktare e ndërtimit të Taxh Mahalit. Nur Jehani ishte përgjegjëse edhe për ndërtimin e Varrit të Jehangirit në Lahore.
Varri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I vendosur në bregun e djathtë të lumit Yamuna, mauzoleu është i vendosur në një kopësht të madh në formë kryqi të përshkruar nga rrjedha uji dhe shëtitore. Mausoleu vetë shtrihet në rreth 23 m2, e ndërtuar mbi një bazë rreth 50 m2 dhe rreth 1 m të lartë. Në çdo kënd ndodhen kulla gjashtëkëndore, rreth 13 m të larta.
Muret janë bërë me mermer të bardhë nga Raxhastani të zbukurar me gurë gjysëm të çmuar – kornelian, kuarc të kuq, lapis lazuli, oniks dhe topaz në imazhet e qiparisave dhe botilave të verës, ose dekorime më të rafinuara si frutat ose vazot që kanë lule. Drita depërton në brendësi nëpërmjet dritareve delikate xhali të skalitura në mënyrë të stërholluar me mermer të bardhë. Dekorimi i brendshëm konsiderohet nga shumë si frymëzuesi i atij të Taxh Mahalit, që u ndërtua nga nipi i saj, perandori Shah Jahan.
Shumë nga të afërmit e Nur Jahanit janë varrosur në këtë mauzoleum. Elementi i vetëm asimetrik në të gjithë kompleksin janë varret e babait dhe nënës së saj, që janë vendosur pranë njëri-tjetrit, një vendosje e imituar edhe te Taxh Mahali.
Galeri pamjesh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Pamje e përgjithshme nga lumi
-
Porta hyrëse, pamje e brendshme
-
Cenotafet në Varrin e Itmad-ud-Daulah-ut
-
Mauzoleu i parë nga porta
-
Mauzoleu nga perëndimi
-
Pamje këndore
-
kreu me kupolë i një minareje
-
Korniza dhe mbështetjet, detaje
-
Zbukurime të kullës këndore
-
Detaje nga nike në murin e jashtëm
-
Detaje nga nike në murin e jashtëm
-
Panel me motive gjeometrike islamike me yje me 10 cepa
-
Detaje nga zbukurimet e murit të brendshëm
-
Dritare Xhali prej guri të shpuar
-
Vazo në pietra dura në mure mermeri me borde me dizajn gjeometrik, floreal
-
Dekorimi i brendshëm me vazo, me shtampa bimore dhe gjeometrike
-
Pietra dura në murin e brendshëm të mauzoleut
-
Pietra dura në murin e brendshëm të mauzoleut
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ کتاب سفرنامه هند[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] ص55–58 در سال ۱۳۵۰ خورشیدی. نوشته محمدرضا خانی. به فارسی.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 27°11′33″N 78°01′55″E / 27.19250°N 78.03194°E
- Itmad ud Daulah në YouTube
- Pictures of Etimad-ud-Daulah's Tomb Pictures of Itmad-Ud-Daulah's Tomb from a backpackers trip around India
- The Tomb of Etimad-ud-Daula Arkivuar 14 korrik 2019 tek Wayback Machine