Vendbanimet e Kosovës
Kosova karakterizohet me histori të gjatë të zhvillimit të vendbanimeve, të tipeve të ndryshme.
Vendbanimet ilire ishin kryesisht në bregore, aty ku mund të punohej toka më lehtë, ku mund të kultivoheshin kafshët dhe ku popullata e ndiente veten më të sigurtë.
Depërtimet romake në Kosovë ndikuan në ndërtimin e vendbanimeve në udhëkryqe, pranë rrugëve të rëndësishme. Ato dalloheshin në aspektin planimetrik nga ato ilire,si p.sh.Ulpiana etj.
Nga koha ilire në Kosovë kanë mbetë vendbanime të quajtura kala të cilat janë shfrytëzuar më vonë sidomos në mesjetë.
Zhvillimi i civilizmit bizantin e sllav dhe ndërtimi i kishave ndikoi në zhvilimin e vendbanimeve pran objekteve të tilla sakrale.
Administrimi turko-osman rreth pesëshekullor i ka lënë shenja të tjera në vendbanimet e Kosovës. Sellja e fesë islame dhe ndërtimi i objekteve fetare islame, ndikoi dukshëm e veçanarisht të vendbanimeve me tipare të tjera si ndërtimi i xhamive, shtëpive të rrethuara me mure, me rrugë të ngushta e pa planimetri të caktuar në mungesë të institucioneve shtetërore të planit.
Kosova për një kohë të gjatë ishte vend agrar, me pjesëmarrje të madhe të popullsisë bujqësore dhe fshatare. Vendbanimet, sidomos ato fshatare (rurale) kanë lidhje me tipin e ekonomisë dhe kushtet natyrore (relievin, ujin, tokën, përbërjen gjeologjike). Varësisht nga kombinimi i këtyre kushteve, dallohen edhe vendbanimet sipas formës, tipit,madhësisë, funksionit.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |