Jump to content

Vendbanimet e Kosovës ( Libër)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Libri Vendbanimet e Kosovës është botuar në vitin 2016 nga Shtëpia botuese “ Libri Shkollor” dhe ka 340 faqe. Kjo vepër elaboron shumë çështje lidhur me zhvillimin , organizimin dhe transformimin e vendbanimeve rurale, zhvillimin urban dhe planifikimin e hapësirës.

Autori Ibrahim Ramadani , me anë të këtij libri në pjesën e parë dhe të dytë trajton ligjësitë, parimet dhe shkaqet e paraqitjes dhe zhvillimi të vendbanimeve në hapësirë, dallimet mes fshatit dhe qytetit, perspektivën e jetës në fshat, të cilat parime do ti përdorë konkretisht në pjesën e tretë, ku trajton ndryshimet e strukturës fizike dhe morfologjike të fshatit të Kosovës. Ndërsa në pjesën e katërt trajton proceset e zhvillimit urban në aspektin e përgjithshëm, si dhe rrejtin e vendbanimeve qendrore në teritorin e Kosovës.