Vendbanimi prehistorik i Burimasit
Appearance
Vendbanimi i Burimasit është i vendosur në grumbullin e kodrave në jug të fshatit homonim. Për gërmim u zgjodh pjesa e sipërme e taracës në anën juglindore të saj, sektori A, ku u gërmua një sipërfaqe prej 225 m2, me një trashësi të shtresës kulturore që shkon nga 1.00-1.65 m. Gjithashtu u hapën edhe dy kuadratë, 32 m2, në shpatin shumë të pjerrët që formon kodra në anën perëndimore në një largësi 110 m, sektori B, ku trashësia më e madhe e shtresës kulturore arrinte 1.00 m. Nga krahasimi i të dhënave stratigrafike u arrit të fiksoheshin tri horizonte banimi.
Periudhat e përfaqsuara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Veçohen dy periudha në zhvillimin e vendbanimit:
- Bucimas I
- dhe Bucimas II. Qeramika e periudhës Bucimas I është më e pakët se ajo e periudhës Bucimas II. Tiparin kryesor të kulturës së Burimasit II e përbën qeramika gri e gri e zezë, qeramika dyngjyrëshe, kuq e zi, si edhe qeramika ngjyrë kafe e çelët. Ajo është zbukuruar me pikturim gri, me incizim, gërvishtje si dhe me zbukurime plastike.