Vendgjuetia me Rëndësi të Veçantë “Duboçaku”

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

“Duboçaku” në vitin 2009 është shpallur Vendgjueti me Rëndësi të Veçantë. Ky rezervat gjuetie shtrihet ne një lartësi nga 320 m deri ne 1050 m mbi nivelin e detit. Sipërfaqja e përgjithshme e saj është 6805.05 ha, nga të cilat 2470 ha menaxhohen dhe administrohen nga APK ndërsa pjesa tjetër e pyjeve janë prona private që menaxhohen dhe administrohet nga pronarët e tyre. Prej llojeve të drunjve mbizotërojnë: bungu, qarri, ahu, shkoza, panja, bredhi i kuq, bredhi i bardhë etj.[1]

Duke pasur një pozitë të shumë të mirë gjeografike në këtë Njësi menaxhuese ka shtrirje dhe zhvillim të shkallës së mirë të florës dhe faunës. Kjo njësi është e pasur me lumenj qe e përshkojë territorin e saj. Brenda saj ekzistojnë një mori e madhe e bimëve mjekësore si: sherbela mjekësore (Salvia officinalis), dëllinja e zezë (Juniperus communis L), aguliçja (Primula veris L.), shtogu (Sambucus negra), kantarioni (Hypericum perforatum L.) etj. Gjithsahtu edhe ekzistimi i frutave të ndryshme malore rritë njëkohësisht vlerën e kësaj njësie ku ekzistojnë: mjedra (Rubus ideus), luleshtrydhja (Fragaria vesca), thanat (Cornus mas), lajthia (Corylus avelana), kërpudhat si: Vrganji (Boletus edulis) dhe dhelprusha (Cantharellus cibarius), etj.[1]

Duke u mbështetur në pozicionin gjeografik, kushteve gjeologjike, pedologjike, hidrologjike dhe karakteristikave të relievit dhe të klimës Duboçaku ofron kushte mjaft të përshtatshme për kultivimin edhe të botës së egër shtazore, kryesisht të gjitarëve që kanë rëndësi të madhe për gjueti rekreative. Llojet më përhapura të gjitarëve në njësinë menaxhuese të Duboçak, janë: kaprolli (Capreolus capreolus), derri i egër (Sus strofa), ariu i murrmë (Ursus arctos), dreri i rëndomtë (Cervus elaphus), ujku (Canis lupus), dhelpra (Canis vulpes), vjedulla (Meles meles), macja e egër (Felis sylvestris), lepuri (Lepus europeus), mandej shpendt si: shqiponja minjëngrënëse (Buteo buteo), thëllëza (Alectoris greca), korbi (Corvus corax), qukapiku (Dendrocopus major),petriti i pulave (Accepiter gentilis) etj. Brenda vitit gjatë stinëve të ndryshme kohë pas kohe ndalojnë edhe shumë shpezë të tjera shtegtare.[1]

Kushtet natyrore mundësojnë kultivimin e kafshëve dhe shpezëve të egra për gjueti që e bëjnë këtë njësi menaxhuese një lokacion të mirë për gjueti rekreative. Kjo vendgjueti ka të gjitha parakushtet për orientim në zhvillimin e ekoturizmit, kultivimit, dhe zhvillimit të sektorit të gjuetisë. Shumëllojshmëria e bimëve, shtazëve dhe drunjve, prezenca e dy lumenjve, peizazhet e bukura etj. do të krijonte kushte ideale për zhvillimin e këtyre sektorëve profitabil. Për arritjen e këtyre qëllimeve është e nevojshme investim në infrastrukturën rrugore si parakusht elementarë për krijimin e kushteve elementare për vizitore.[1]

Burimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d "Raport për gjendjen e natyrës 2010 - 2014" (PDF). ammk-rks.net. Prishtinë: Ministia e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. 2015. Marrë më 1 qershor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)