Jump to content

Vendkalimet kufitare të Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vendkalimet kufitare të Kosovës është një hapësirë e përcaktuar që shërben për të kontrolluar dhe eventualisht për të lejuar përshkimin e personave dhe mallrave nga një shtet në tjetrin prej Kosovës. Këto hapësira qeverisen nga organet policore që regjistrojnë hyrje daljet e personave dhe automjeteve dhe organet financiare që regjistrojnë hyrje daljet e mallrave dhe të mjeteve financiare cash. Aktualisht Kosova ka 17 vendkalime kufitare, një ajror dhe 16 tokësore.

Vendkalimet ajrore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aeroporti Prishtinë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aeroporti ndërkombëtar i Sllatinës ndodhet rreth 20 km nga Prishtina. Ka fluturime direkte në shumë vende të botës dhe aktualisht është duke operuar me standardet më bashkëkohore.

Vendkalimet tokësore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qafë Morinë - Gjakovë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendkalimi i Qafë Morinës ndodhet në rrethin e Tropojës dhe lidh qytetin e Bajram Currit me Gjakovën. Është asfaltuar plotësisht rruga dhe është ndërtuar një godinë e re kufitare.

Morinë - Vërmicë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendkalimi i Morinës ndodhet në rrethin e Kukësit dhe shërben si shteg kalimi natyror ndërmjet territorit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë. Është vendkalimi më i rëndësishëm me Kosovën për vëllim mallrash dhe udhëtarësh. Në vitet 2000 është rikonstruktuar plotësisht dhe ofron çdo shërbim doganor si për udhëtarë ashtu edhe për automjete. Në këtë vendkalim kalon edhe aksi i rëndësishëm rrugor Durrës-Kukës-Prishtinë-Merdare-Nish.

Orgjost - Orqushë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Orgjosti ndodhet në rrethin e Kukësit dhe është vendkalim dytësor dhe në të bëhet vetëm trajtimi i udhëtarëve. Qëndron hapur me orar dhe në kohë të ndyshme të vitit kur e lejon moti. Kryesisht shërben për të bërë të mundur shkëmbimin e personave të zonave në të dyja anët e kufirit me lidhje të veçanta familjare dhe etnike (Goranët). Ky vendkalim ndodhet në varësi të stacionit kufitar të Morinës. Aktualisht shërbimet kryhen në kontainer të lëvizshëm. Mungon infrastruktura rrugore dhe logjistike.

Borje - Glloboçicë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Borja ndodhet në rrethin e Kukësit dhe është vendkalim dytësor dhe në të bëhet vetëm trajtimi i udhëtarëve. Qëndron hapur me orar dhe në kohë të ndyshme të vitit kur e lejon moti. Kryesisht shërben për të bërë të mundur shkëmbimin e personave të zonave në të dyja anët e kufirit me lidhje të veçanta familjare dhe etnike (Goranët). Ky vendkalim ndodhet në varësi të stacionit kufitar të Morinës. Aktualisht shërbimet kryhen në kontainer të lëvizshëm. Mungon infrastruktura rrugore dhe logjistike.

Shishtavec - Krushë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shishtaveci ndodhet në rrethin e Kukësit dhe është vendkalim dytësor dhe në të bëhet vetëm trajtimi i udhëtarëve. Qëndron hapur me orar dhe në kohë të ndyshme të vitit kur e lejon moti. Kryesisht shërben për të bërë të mundur shkëmbimin e personave të zonave në të dyja anët e kufirit me lidhje të veçanta familjare dhe etnike (Goranët). Ky vendkalim ndodhet në varësi të stacionit kufitar të Morinës. Aktualisht shërbimet kryhen në kontainer të lëvizshëm. Mungon infrastruktura rrugore dhe logjistike.

P.K.K. Kulla Vendkalimi kufitar Kullë lidh Republikën e Kosovës me atë të Malit të zi Pikëkalimi Kufitar i Kullës gjendet në veriperëndim të qytetit të Pejës në lartësi mbidetare 1250 metra dhe ka filluar punën që nga data 14/02/2000 në atë kohë si pjesë përbërëse e D.D Pejë.

Në këtë kohë janë bërë zhdoganimet vetëm me procedurë të shkurtër, kurse me datë 01.06.2000 ka filluar të bëhet zhdoganimi i rregullt në terminal i cili ka qene i vendosur në qytetin e Pejës. Problemet e kësaj dege në fillim nuk kanë ndryshuar shumë prej pikave tjera doganore si dhe të mbarë Shërbimit Doganor në tërësi. Pikëkalimi Kufitar i Kullës në fillim ka shërbyer edhe si terminal doganor pasi që në fillim siq e cekëm mallrat janë zhdoganuar në këtë pikë,kurse tani të gjitha dërgesat komerciale së pari kontrollohen në Pikëkalim e pastaj vendosen nën mbikqyrje doganore përmes plombimit dhe udhëzohen (obligohen) që të shkojnë në terminal -Pejë për zhdoganim.

Mallin që e sjellin udhëtarët me vete zhdoganohet në Pikëkalim

Në Pikëkalimin kufitar Kullë punohet 24 orë pa ndërprerje me ndërrime nga 12 orë. Për importuesit që sjellin mallra komerciale duhet që mallin ta përcjell i gjithë dokumentacioni i nevojshëm duke përfshirë dokumentacionin bazë nga vendi i nisjes si dhe dokumentacionin e vendeve tranzite.

Bërnjak - Tabalije

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 18.02.2008 pikëkalimi kufitarë G31 (Delta 31) në Zubin Potok, është djegur pas shpalljes së pavarësisë.

Jarinjë - Rudnica

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 18.02.2008 pikëkalimi kufitarë G1 (Gate 1) në Leposaviq është djegur pas shpalljes së pavarësisë.

Merdarë - Merdare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kilometrin e 37 të magjistrales Prishtinë – Nish gjendet pikëkalimi në Merdare në mes dy shteteve tashmë fqinjë Kosovë - Serbi. Pozita gjeografike e së cilës është në Veri-Lindje të Kosovës. Fillimi zyrtar i punës në këtë pikëkalim është 26.02.2001. Në fillim në këtë pikëkalim janë kryer të gjitha procedurat doganore për zhdoganimin e mallrave. Zhdoganimi i mallrave është bërë me procedurë të shkurtër Më 20.06.2002 është hapur terminali në Podujevë dhe zhdoganimi i mallrave është bërë atje, kurse në pikëkalim vetëm janë pranuar mallrat dhe dokumentat. Në pikëkalim ka vazhduar edhe më tutjë zhdoganimi i mallrave vetëm për mallin të cilin udhëtarët e bartin me vete. Prej 1 janarit të këtij viti me vendimin e menaxhmentit të SHDU-së, Pikëkalimi Merdare është ndarë si pikë doganore në vete nga Podujeva dhe tani është duke funksionuar si e tillë. Në pikëkalim punohet me orar 24 orë në ditë. Punojnë katër ndërrime me dy turne nga 12 orë.Gjate 24 orëvë bëhet pranimi i mallrave komerciale për teminalin në Podujevë si dhe të gjitha automjetet e udhëtarëve si dhe bëhet zhdoganimi i mallrave jo komerciale të cilin e bartin udhëtarët me vete.Po ashtu në këtë pikëkalim procesohet-zhdoganohet malli i KFOR-it si dhe zyrave ndërlidhëse të cilat janë në Kosovë. Sipas kërkesës së Shoqatës së tregtarëve të tregut të gjelbërt me shumicë në Prishtinë ,Menaxhmenti i SHDU-së ka lejuar zhdoganimin e mallrave të cilat kanë një afat të shkurtër të qendrimit (pemë dhe perime) në periudhën kur ato imprtohen nga Serbia.Kështu psh. Në këtë vit ky afat sipas kërkesës së vet shoqatës në fjalë ka qenë prej 10.05.2007 deri më 31.10.2007. E njëjta gjë ka vlejtur edhe për eksportet e mallrave me afat të shkurtër të qendrueshmërisë si këpurdha dhe boronica.

Mutivodë - Mutivoda

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pjesë e pikë kalimit kufitar Merdare, apo më mirë thënë në kuadër të degës doganore Podujevë bën pjesë edhe Pikë kalimi Kufitarë në Mutivodë.

Në këtë PKK nuk është i lejuar qarkullimi i mallrave, por vetëm ai i udhëtarëve dhe gjësendeve personale që ata i bartin me vete. Deri në vitin e kaluar në këtë PKK kanë qëndruar edhe oficerët doganor për të kontrolluar hyrjen në fakt për të penguar hyrjen e mallrave nëpër këtë pikë, mirëpo nga viti i kaluar me vendim të menaxhmentit të SHDU-së, nga kjo pikë jane tërhequr oficerët doganor dhe kjo punë i është besuar pjesëtarëve të Policis se Kosoves

Dheu i Bardhë - Konçul

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dega Doganore Dheu i Bardhë ka filluar të funksionoi nga data 09.04.2001 në atë kohe stafi i përgjithshëm i Degës ishte 12 doganier dhe udhëheqësi i degës, te cilët kanë punuar me orare 24 orësh, kurse sot janë te angazhuar 28 doganier.

D.D.Dheu i Bardhë gjendet në vendin e quajtur “Dheu i Bardhe “ që administrohet nga Kuvendi Komunal i Dardanës, ish Kamenica. Gjeografikisht Dega gjendet në aksin rrugorë Gjilan - Bujanovc, 22 km nga Gjilani, 12 km nga Dardana dhe 15 km nga Bujanoci, si dhe 3 km larg kufirit me Serbinë.

Reliefi është kodrinoro –malorë , dhe vija e gjelbër është relativisht e gjatë , më shumë se 85 km ,kufizohet me shumë fshatra të komunës së Bujanocit si; Dobrosin , Breznic, Muhoc,Novo Selle , Ramnabuq të cilat lidhen me Kosovën edhe përmes shumë rrugëve të tjera dytësore .

Ne bazë të Urdhëresës Administrative të Drejtorit Gjeneral, D.D.Dheu i Bardhë punon 24 orë pa ndërprerë , ndërsa zhdoganimi i mallrave komerciale bëhet 12 orë në ditë nga ora 08:00-20:00, ku kryhen të gjitha procedurat doganore që lejon Legjislacioni doganorë në fuqi,ndërsa me procedurë të shkurtë për mallrat që udhëtarët i bartin me vete dhe tejkalojnë limitin e lejuar zhdoganimi i tyre bëhet 24 ore.

Muçibabë - Depce

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kuadër të D.D.Dheu i Bardhë funksionon edhe P.K.K. Muçibaba i cili gjeografikisht është nën administrimin e Kuvendit Komunal të Gjilanit, gjendet më shumë se 20 km nga Gjilani dhe 15 km nga Presheva , reliefi është kodrinoro - malorë (lartësia mbidetare në këtë P.K.K. është mbi 800 m) dhe është P.K.K. i autorizuar vetëm për qarkullim të udhëtarëve.

Nga muaji shkurt i vitit të kaluar në P.K.K. Muçibabë , pas konsultimeve me Menaxhmentin e Lartë të SHDU-së, ne këtë P.K.K. janë të angazhuar vetëm dy doganier të cilët punojnë nga 12 orë (08:00-20:00) nga dy ditë dhe janë nën mbikëqyrjen e udhëheqësave të ndërrimit të D.D.Dheu i Bardhë.

Hani i Elezit - Bllacë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hani i ElezitDega Doganore Hani i Elezit Dega Doganore Hani i Elezit gjendet ne pjesën jugore te Republikës se Kosovës ne kilometrin e 70 te magjistrales Prishtine – Shkup dhe është Dega Doganore me fluksin me te madh si te veturave (udhëtareve) ashtu edhe te maunave qe bartin mallra komerciale për tregun e Kosovës.

Dega Doganore e Hanit te Elezit është e konfiguruar ne dy pjese ne te cilat kryhen operimet e oficereve doganor te Doganës së Kosovës, në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit dhe në terminalin e Hanit te Elezit.

Pikë kalimi Kufitar Hani i Elezit Kjo pikë kufitare është në kufi me Republikën e Maqedonisë dhe është pika me fluksin më të madh të veturave dhe autobusëve me pasagjerë që hyjnë dhe dalin për dhe nga Kosova.

Dogana e Kosovës operon 24 orë pandërprere në këtë kufi dhe bëhen tendenca në vazhdimësi që me gjithë fluksin e madhe nëpër këtë PKK që lëvizja e udhëtarëve të bëhet me sa më pak ndalesa të panevojshme në përjashtim të atyre që u nënshtrohen kontrolleve doganore.

Glloboçicë - Jazincë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pikëkalimi Kufitar Glloboçica

Përpos Pikëkalimit kufitar Hani i Elezit me Republikën e Maqedonisë, është edhe kalimi kufitar Glloboçica.

Pikekalimi kufitar Glloboçica gjendet ne kilometrin e 68 te magjistrales Prishtine – Tetove dhe neper këtë pikekalim kufitar është i autorizuar vetëm kalimi i automjeteve dhe autobusëve me pasagjere me ç’rast lejohet edhe zhdoganimi i mallrave qe këta udhëtarë i bartin me vete, por është e ndaluar me udhëzim administrativ kalimi i maunave me mallra komerciale dhe zhdoganimi i tyre, kjo për shkak te infrastrukturës momentale.

Ne baze te strukturës organizative te Shërbimit Doganor, ky pikekalim kufitar konsiderohet ne kuadër te degës doganore te Hanit te Elezit, orari i punës ne këtë pikekalim kufitar është 24 ore

Sikur ne shumicën e pikekalimeve kufitare te Republikës se Kosovës, edhe ne këtë kalim janë te montuara kamerat e sistemit CCTV për monitorimin e lëvizjeve gjate 24 orëve.

Bellanoc – Stançiç

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bellanoc-Stancic

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]