Jump to content

Venera Gimadieva

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Venera Gimadieva

Venera Gimadieva (lindur në 28 maj 1984) është një soprano ruse. Ajo është gjithnjë e ftuar në opera të ndryshme të botës pasi konsiderohet si një ndër sopranot më të famshme të gjeneratës së saj.[1]

Jeta e hershme dhe trajnimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Venera lindi në Kazan në Tataristan në një familje të përbërë prej mamasë mësuese dhe babait oficer. U diplomua në kolegjin e muzikës në Kazan në 2003. Më pas ajo u trajnua në konservatorin e Petersburgut nën udhëheqjen e profesorit S. Gorenkova.

Në 2008-2009 ajo ishte një ndër solistet operistike pranë Operas së Shën Petersburgut nën dirigjimin e Yuri Alexandrov. Ajo kishte rolin e Lucia në shfaqjen "Lucia Di Lammermoor", rolin e Gildës në "Rigoletto", Lucrecia në "The Rape of Lucrecia". Në 2009 Venera u ftua të bëhej pjesë e Programit për Artistët e rinj në Teatrin Bolshoi në Moskë.

  1. ^ Clements, Andrew (18 korrik 2014). "La Traviata review – Venera Gimadieva is thrilling in this elegant update". The Guardian. Marrë më 24 janar 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)