Jump to content

Veneto Banka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Veneto Banka është themeluar në vitin 2005 mbas blerjes së 100 % të aksioneve të ish-Bankës Dardania nga ana e Familjes Mariano, duke u bërë kështu e vetmja bankë me tërësisht kapital italian në Shqipëri.

Me një rrjet prej 8 filialesh, të shtrira në qarqet më kryesore të vendit, Veneto Banka operon kryesisht me bizneset e vogla dhe të mesme, si një mbështetës i fuqishëm si për prodhuesit shqiptar ashtu dhe për bizneset e sipërmarrjet italiane - tanimë më shumë se 500 - të cilat e kanë zgjedhur Shqipërinë për të bërë biznes.

Veneto Banka në vitin 2008 u bë pjesë e Gruppo Veneto Banca, i cili zotëron 100 % të kapitalit të institutit. Gruppo Veneto Banca është një nga 20 grupet bankare më të mëdhenj italianë, me 421 filiale ; nëpërmjet Veneto Banca Holding, e cila është një shoqëri kooperative e cila kontrollon 7 banka të cilat operojnë në rajonet më të industrializuara të Italisë dhe të Evropës Lindore.

I karakterizuar nga një frymëzim i fortë rajonal, tipik për bankat kooperative, grupi po vazhdon shtrirjen e tij territoriale, duke vendosur si element kryesor të aktivitetit të tij marrëdhënien e drejtpërdrejtë me klientin, etikën si dhe cilësinë e lartë të produkteve dhe shërbimeve që ofron.

Gruppo Veneto Banca ka zgjedhur Evropën Lindore si zonën kryesore për zhvillimin e projektit të ndërkombëtarizimit të tij, duke pasur si objektiv mbështetjen financiare për bizneset italiane si dhe vlerësimin e kapaciteteve të zhvillimit në vendet ku grupi operon.

Gruppo Veneto Banca është prezent në Rumani me Banka Italo-Romena, blerë në vitin 2001 e cila sot ka 20 filiale. Në Kroaci me Veneto Banka e blerë në vitin 2006 dhe sot ka 11 filiale; Në Republikën e Moldavisë me Eximbanka, e blerë po në vitin 2006, me 18 filiale.

Në të gjitha ato vende ku është e dukshme prezenca e investitorëve italianë, rajone premtuese për zhvillimin e tregjeve të reja, duke pasur parasysh karakteristikat e tyre politike, ekonomike dhe institucionale.