Venette
Venette ( Shqip: Veneta; shqiptimi frëngjisht: [vənɛt] ) është një komunë në departamentin Oise në Francën veriore. Qyteti ndodhet përgjatë lumit Oise, pranë Compiègne .
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjurmë të qytetërimit janë gjetur në Venetë që datojnë prej vitit 690.
Në shekullin e IX-të, Normanët shkatërrojnë shtëpinë mbretërore dhe fshatin.
Përgjatë Luftës Njëqind Vjecare, në 1358, Veneta u dogj nga Navarrasit, e më pas më 1430 nga Anglezët, ndërkohë që zhvilloheshe Rrethimi i Kompienjës në të cilin u ndalua Zhan d'Ark.
Popullsia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Banorët e saj quhen Venetanë (frëngjisht: Venettiens). Ka rreth 2 800 banorë (2012).
Personalitete të lindura në Venetë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jean de Venette (1307-1369), kronikan francez,i cili ka shkruajtur "Kronika e thënë nga Jean de Venette"
Jacques Déprez (1938-2020), atlet dhe kampion i Francës në 110 m me pengesa në 1960 si dhe pjesmarrës në Lojrat Olimpike të Romës.
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Komunat e departamentit Oise