Jump to content

Vepra 11 (Ismail Kadare)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vepra 11 me Autor Ismail Kadare. Shtëpia Botuese "Onufri". Faqet e librit 456.

Në këtë vëllim përfshihen dy nga romanet më të njohura e më të rëndësishme të autorit, "prilli i thyer" dhe "Nëpunësi i pallatit të ëndrrave".

Të shkruar njëri pas tjetrit gjatë viteve 1976 dhe 1980, janë botuar në dy përmbledhje tregimesh, pa dalë kurrë si libra më vete, veçse pas rënies së komunizmit. "Nëpunësi i pallatit të ëndrrave", botuar më vonë me titullin "Pallati i Ëndrrave", është kritikuar rëndë dhe më pas ndaluar si vepër me aluzione kundër regjimit.

"prilli i thyer" është ekranizuar tri herë në versione të ndryshme kinematografike, ndër të cilat, më i fundmi, i titulluar "Përtej diellit", ka qenë i regjisorit të shquar brazilian Walter Sales.