Vepra 12 (Ismail Kadare)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vepra 12 me Autor Ismail Kadare. Shtëpia Botuese "Onufri". Faqet e librit 496.

Në këtë vëllim të dymbëdhjetë përfshihen katër vepra: "Dosja H.", "Krushqit janë të ngrirë", "Qorrfermani" dhe "Viti i mbrapshtë".

Veprat janë shkruar midis fillimit dhe gjysmës së viteve tetëdhjetë. Njëri prej tyre, "Dosja H.", u botua më 1981 në revistën "nëntori", kurse "Krushqit janë të ngrirë" dhe "Viti i mbrapshtë" në përmbledhjen "Koha e shkrimeve". Ndërsa asnjëra prej këtyre tri veprave nuk u botua si libër më vete gjatë kohës së komunizmit, "Qorrfermani" mbeti krejtësisht i pabotuar për shkak të subjektit delikat.