Vepra 19 (Ismail Kadare)
Appearance
Vepra 19 me Autor Ismail Kadare. Shtëpia Botuese "Onufri". Faqet e librit 568.
Në vëllimin e nëntëmbëdhjetë të veprës, përveç ditarit për Kosovën, të vitit 1999, të njohur nën titullin "Ra ky mort e u pamë", dhe dialogut me shkrimtarin dhe publicistin e shquar francez Alain Bosquet, botuar disa herë në Shqipëri, përfshihen dy sprovat "Kushëriri i engjëjve" dhe "Arti si mëkat". Kjo e fundit botohet për herë të parë në Shqipëri.
Po ashtu për herë të parë botohet si libër më vete në Shqipëri "Legjenda e legjendave", kurse "Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe" është publikuar për herë të parë në Paris, si parathënie e "Novelave të qytetit të Veriut" të Migjenit, përkthyer në frëngjisht.