Vepra 1 (Ismail Kadare)
Vepra 1 me Autor Ismail Kadare. Shtëpia botuese Onufri, viti 2008. Faqet e librit 398. ISBN 978-99943-42-42-6
Në këtë vëllim të parë, me të cilin hapet korpusi i veprës së Kadaresë, përfshihen krijime në prozë të periudhës së hershme të krijimtarisë së tij. Ndërsa romani i parë i tij, “Qyteti pa reklama”, i shkruar në Moskë në vjeshtën e vitit 1959, kur autori ishte 23 vjeç, ka mbetur në sirtar, për të parë dritën e botimit pas rënies së komunizmit, novela “Ditë kafenesh”, një fragment i romanit të sipërpërmendur, i përpunuar në trajtë novele më 1962, u botua një vit më pas në dy numra të gazetës “Zëri i rinisë”. Vepra e tretë, “Përbindëshi”, shkruar më 1964 dhe botuar në revistën “nëntori” më 1965, pas një ndalimi çerekshekullor, qarkulloi si libër një vit përpara rënies së komunizmit.