Vepra 8 (Ismail Kadare)
Appearance
Vepra 8 me Autor Ismail Kadare. Shtëpia Botuese "Onufri". Faqet e librit 464.
Në këtë vëllim të tetë përmblidhen tri vepra, romanet "Muzgu i perëndive të stepës" dhe "Kamarja e turpit", si dhe novela "Komisioni i festës", të shkruara midis viteve 1972-1976.
Ndërsa "Kamarja e turpit" dhe "Komisioni i festës" kanë si fill bashkues marrëdhëniet e Shqipërisë me Perandorinë Otomane, rebelimin e Ali Tepelenës dhe terrorin shtetëror osman,
"Muzgu i perëndive të stepës" është vepër bashkëkohore me elemente autobiografike nga jeta studenteske e autorit në Moskë.