Vera Aceva

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search


Vera Aceva

Vera Aceva-Dosta (24 nёntor, 1919 – 10 nёntor, 2006) ishte nje komuniste maqedone, pjesёmarrёse e Luftёs sё dytё botёrore dhe njё heroinё kombёtare.

Nё mes tё Luftёs sё Parё dhe tё Dytё Botёrore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pёr shkak tё gjendjes sё vёshtirё financiare, Aceva e ka ndёrprerё shkollimin e saj nё vitin e dytё nё gjimnaz pёr tё gjetur njё punё. Ajo ka punuar nё industrinё e duhanit.

Ajo u largua nga puna nё moshёn 16 vjeҫare. Ajo u bё pjesё e njё shoqate tё komunistёve te Jugosllavisё nё fillim tё vitit 1940. Nё shtator tё tё njejtit vit, nё konferencen provincial ajo u zgjedh anёtare e Komitetit Rajonal tё Komunistёve te Jugosllavisё pёr Maqedoninё. Prej shtatorit tё vitit 1940 deri nё nёntor tё vitit 1941 ajo ishte sekretarja e komitetit lokal nё Prilep.

Lufta e Dytё Botёrore nё Jugosllavi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aceva ishte njё ndёr organizatoret e para tё shkёputjes partizane tё Prilep-it. Nё fillim tё vitit 1942 ajo punoi nё Ligёn e Komunistёve tё Jugosllavisё nё Shkup, pastaj si instruktore e partisё nё Strumicё, Bitolё dhe nё Štip. Nё gusht tё vitit 1943 ajo u bё komisionere e shkёputjes sё Shar-it, dhe me 11 nёntor tё vitit 1943 kur u formua brigada e parё Maqedoni-Kosovё, Aceva u zgjodh zёvendёs-komisare politike. Ajo ishtё nё kёtё pozitё deri nё janar tё vitit 1944 kur ajo u bё sekretare e komitetit tё distriktit tё tretё dhe te katёrt te Ligёs sё Komunistёve tё Maqedonisё. Nё gusht te vitit 1944 ajo morri pjesё nё sesionin e parё tё Asamblesё anti-fashiste pёr ҫlirimin e Maqedonisё kombёtare, nё tё cilёn ajo u bё pjesё e kryesisё.

Pas ҫlirimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas ҫlirimit Aceva u bё pjesё e shumё pozitave drejtuese. Nё vitin 1948 ajo ishte kryetare e qytetit te Shkupit. Nё kongresin e pestё tё Partisё Komuniste tё Jugosllavisё nё korrik tё vitit 1948 ajo u zgjodh nё komitetin qendrorё tё Ligёs sё Komunistёve tё Jugosllavisё. Nё mars tё vitit 1949, gjatё rikonstruktimit tё qeverisё sё ajo u zgjodh ministre e Agrikultures.[1] Ajo ishte atёherё anёtare e Kёshillit Ekzekutiv Federal, anёtare e parlamentit nё shumё mbledhje nga People’s Republic of Macedonia dhe SFRY.

Nё vitin 1960 Aceva pati njё konflikt me sekretarin e atёhershёm tё Partisё Komuniste tё Maqedonisё Lazar Koliševski, duke e akuzuar atё pёr marrje tё vendimeve jashtё Komitetit Ekzekutiv tё Ligёs Komuniste tё Maqedonisё sё bashku me Vidoe Smilevski – Bato. Nё takimin e 18 tetorit tё vitit 1960 Aleksandar Rankovic erdhi nga Beogradi, dhe qёndroi nё anёn e Koliševskit. Aceva ishte e detyruar qё tё tёrhiqet dhe pastaj u zhvendos dhe punoi nё Beograd.

Nё 1991 ajo publikoi librin "Letter to Svetozar Vukmanovik - Tempo".

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]