Vezë me mish
Appearance
Zgjidhet mish tul i butë pa damarë, rrihet me satër, pritet në rripa të hollë dhe lihet në një anë.
Në tigan hidhen qepë të grira hollë në formë gjysmë rrethi, skuqen në zjarr të ngadalshëm sa të zverdhen e të zbuten, hidhet mishi dhe vazhdohet kaurdisja mbuluar me kapak duke hedhur kripë, kopër dhe vezët syze. Skuqen sa të mpikset e bardha e vezës.
Për 1 person :
- vezë 1 ose 2 kokrra,
- mish 1 thelë mesatare,
- qepë 1 kokërr të vogël,
- vaj 2 lugë gjelle,
- kripë, piper, kopër.