Jump to content

Viktor Ambarcumjan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Victor Ambartsumian)
Viktor Hambardzumyan

Victor Amazaspovich Ambartsumian (rusisht: Ви́ктор Амаза́спович Амбарцумя́н; 18 shtator 1908 - 12 gusht 1996) ishte një shkencëtar armeno-sovietik, dhe një nga themeluesit e astrofizikës teorike. Ai punoi në fushën e fizikës së yjeve dhe nebulave, astronomisë yjore, dinamikave të sistemit yjor dhe kontribuoi në fizikën matematike.

Ambartsumian themeloi Observatorin Byurakan në vitin 1946. Ai ishte i dyti president dhe i vetmi që shërbeu më gjatë në Akademinë Armene të Shkencave (1947-1993) dhe shërbeu gjithashtu si president i Unionit Ndërkombëtar Astronomik nga viti 1961 deri në vitin 1964 dhe u zgjodh dy herë president i Këshillit Shkencor Ndërkombëtar të Unioneve (1966-1972).

Ai ishte anëtar i shumë akademive, përfshirë dhe Shoqërisë Mbretërore dhe Akademisë Shkencore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Akademisë Indiane të Shkencave. Midis çmimeve të shumta me të cilat ai është nderuar përfshihen Çmimi Stalin (1946, 1950), Hero i Punës Socialiste (1968, 1978), Çmimi i Federatës Ruse, Medalje Ari të Shoqërisë Mbretërore Astronomike dhe Hero Kombëtar i Armenisë.

Ambartsumian u lind nga një familje armene në Tbilisi në 1908. I ati ishte një filolog dhe shkrimtar Hamazasp Asaturovich Ambartsumian, përkthyesi i "Iliadës" së Homer-it në gjuhën armene. Në vitin 1924 Victor hyri në departamentin fiziko-matematik të Institutit Pedagogjik të Leningradit dhe më pas në Universitetin Shtetëror të Leningradit. Si student, në 1926-n ai publikoi artikullin e tij të parë shkencor. Ambartsumian vazhdoi studimet pas universitare në Observatorin Pulkovo, nën mbikqyrjen e profesor Aristarkh Belopolsky në vitin 1928-1931.

Puna e tij filloi të vlerësohej kur në vitin 1929 së bashku me Dmitry Ivanenko, ai publikoi një artikull ku tregonte se bërthama atomike nuk mund të përbëhej nga protone dhe elektrone. Tre vjet më vonë kjo u konfirmua kur Sir James Chadwick zbuloi neutrone-t, të cilat së bashku me protonet përbëjnë bërthamën atomike. Në vitin 1930 ai u martua me Vera Feodorovna Klochihina (lindur në Lisva, Solikamsk uyezd, Perm). Në vitin 1939-1941 Ambartsumian ishte drejtor i Observatorit të Universitetit të Leningradit. Në vitin 1940 ai iu bashkua Partisë Komuniste.

Aktiviteti Shkencor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fizika e skeleteve yjore dhe nebulave të gazta

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1932 revista shkencore Monthly Notices of the Royal Astronomical Society publikoi artikullin e Ambarstumian "Mbi ekuilibrin rrezatues të nebulave planetare", që ditët e sotme konsiderohet artikulli më i rëndësishëm i teorisë moderne të nebulave.

Mekanika dinamike dhe statike e sistemeve yjore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1936 Ambartsumian dha një zgjidhje elegante një problemi matematik të ngritur nga shkencëtari britanik Arthur Eddington, përcaktimi i shprëndarjes së shpejtësisë hapësinore të yjeve bazuar në shpërndarjen e shpejtësisë së tyre radiale. Zgjidhja u publikua në revistën mujore me rekomandim të vetë Arthur Eddington. Dekada më vonë i njëjti problem matematik u rishfaq në kontekstin e kompjuterave diagnostikues mjekësor. Në vitin 1979 ky problem matematik kontribuoi në cmimin Nobel për mjekësi "për zhvillimin e tomografisë kompjuterike". Për këtë kontribut Ambartsumian u vlerësua me cmimin e Federatës Ruse në 1995-n.

Në vitin 1935-1937 Ambartsumian u përfshi në një debat me shkencëtarin James Jeans mbi jetëgjatësinë e Rrugës së Qumështit, duke provuar se Rruga e Qumështit është të paktën 1000 vjet më e re se sa supozohej nga Jeans dhe nga komuniteti shkencor.

Natyra e masës ndër-yjore dhe teoria e fluktuacioneve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Teoria e difuzionit të dritës në mjedis të turbullt

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime dhe shënime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]