Homeri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Homer)
Shko te: navigacion, kërko

Homeri (greqisht: Óμηρος - 'Ómeros) ishte poet epik legjendar i Greqisë së lashtë. Për qënien dhe veprimtarinë e tij letrare, kritikët modernë kanë mendime të ndryshme qe kanë të bëjnë me dy poema te mrekullueshme të nivelit botëror: Iliada dhe Odisea.

Homeri mendohet se ka jetuar rreth shek. IX pr. K. Për datën dhe vendlindjen ka mendime të ndryshme; shkenca ka pranuar si më të mundshme Smirnën, qytet kolonial grek në Azinë e Vogël (Izmiri i sotëm në Turqi). Homeri ka jetuar shumë kohë më vonë nga koha kur ka ndodhur Lufta e Trojës dhe nga kthimi i grekëve në atdhe. Kjo do të thotë se poeti ka ditur ta shfrytezojë mrekullisht burimin e pasur të letersisë gojore me këngë e himne të ndryshme kushtuar hyjnive, heronjve dhe bëmave të tyre, të cilat këndoheshin në atë kohë nga rapsodë të ndryshëm.

Është vërtetuar arkeologjikisht se poemat e tij përkundër fantazisë poetike, pasqyrojnë ngjarje të vërteta historike që kanë ndodhur shumë më parë se të krijoheshin poemat. Këto ngjarje kanë ndodhur në shekujt XIII - XII p.e.s. Të dhënat që rrjedhin nga poemat e Homerit kanë shërbyer dhe shërbejnë si burime historike për njohjen e historisë së Greqisë antike. Gjithashtu vlen per t'u theksuar se mbi figurën e Homerit janë hedhur shumë hije dyshimi te cilat vënë në dyshim vetë ekzistencén e tij. Por ajo qe bie më shumë në sy është diferenca artistike ndërmjet dy veprave. Përderisa Iliada është shkruar në një stil epik, Odisea paraqitet me stil lirik. Madje nga studiues të shumtë është hedhur ideja se ndoshta këto dy vepra nuk janë shkruar nga i njëjti autor. Homeri ka qene i verber. Tek Iliada, Homeri mban qendrim asnjanes, ai nuk mban anen e asnjerit prej heronjve, vecse shpreh hapur simpatine ndaj virtyteve te personazheve te veta. Ne kete poeme, Homeri eshte autori dhe njekohesisht rrefyesi i kesaj kryevepre klasike.