Klaudiani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Klaudiani (Latin: [Claudius Claudianus] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help), i njohur në anglisht si Claudian, lindur rreth vitit 370 - rr. 404), ishte një poet latin i lidhur me oborrin e perandorit romak Honorius në Mediolanum (Milano), dhe në veçanti me gjeneralin Stilicho. [1] Vepra e tij, e shkruar pothuajse tërësisht në hekzametra ose çifteli elegjiak, ndahet në tre kategori kryesore: poema për Honorin, poema për Stilikon dhe epika mitologjike. [2]

Klaudiani duke qenë se ishte nën ndikimin e shkollës aleksandrine, shkroi një numër të madh idilesh, epigramesh e poemash me përmbajtje mitologjike. Poezitë e tij me tematikë historike, përmbajnë një material të pasur historik dhe japin me saktësi dhe besnikëri të madhe të gjitha ngjarjet e kohës. Disa nga poemat e tij formojnë një burim të rëndësishëm për historinë e Ilirëve në vitet 395-404 dhe veçanërisht për pasojat e dyndjeve të fiseve barbare në Iliri.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klaudiani ka lindur në Aleksandri ndërsa mbërriti në Romë në vitin 394 dhe la shenjën e tij si poet oborrortar me një eulogji të dy patronëve të tij të rinj, Probinus dhe Olybrius, konsuj të vitit 395. [3] Ai shkroi një numër panegjirikësh në konsullatën e klientëve të tij, poezi lavdëruese për bëmat e Stilikos dhe shpifje drejtuar rivalëve të Stilikos në oborrin lindor të Arkadius.

Dihet pak për jetën e tij personale, por duket se ai ishte një pagan i bindur: Agustini i referohet atij si 'kundërshtari i emrit të Krishtit' (Civitas Dei, V, 26), dhe Paul Orosius e përshkruan atë si një 'pagan kokëfortë ' (paganus pervicassimus) në veprën e tij me titull Adversus paganos historiarum libri septem (VII, 55).

Ai u shpërblye mirë për angazhimin e tij politik. Në fakt, atij iu dha grada vir illustris. Senati Romak e nderoi atë me një statujë në Forumin Romak në vitin 400. [4] Gruaja e Stilikos, Serena, i siguroi atij një grua të pasur. [5]

Meqenëse asnjë nga poemat e Klaudianit nuk regjistron arritjet e Stilikos pas vitit 404, studiuesit supozojnë se Klaudiani vdiq në atë vit. Veprat e tij nuk japin një rrëfim për plaçkitjen e Romës, ndërsa shkrimet e Olympiodorit të Tebës janë redaktuar dhe bërë të njohura vetëm në disa fragmente, që nisin nga vdekja e Stilikos. [6]

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rrëmbimi i Proserpinës (rreth vitit 1631) nga Rembrandt u ndikua nga De raptu Proserpinae [7]
  • Panegyricus dictus Probino et Olybrio consulibus
  • De raptu Proserpinae (unfinished epic, 3 books completed)
  • In Rufinum ("Against Rufinus")
  • De Bello Gildonico ("On the Gildonic revolt")
  • In Eutropium ("Against Eutropius")
  • Fescennina / Epithalamium de Nuptiis Honorii Augusti
  • Panegyricus de Tertio Consulatu Honorii Augusti
  • Panegyricus de Quarto Consulatu Honorii Augusti
  • Panegyricus de Consulatu Flavii Manlii Theodori
  • De Consulatu Stilichonis
  • Panegyricus de Sexto Consulatu Honorii Augusti
  • De Bello Gothico ("On the Gothic War" of 402–403)
  • Gigantomachy
  • Epigrams
  • Lesser poems: Phoenix, Epithalamium Palladio et Celerinae; de Magnete; de Crystallo cui aqua inerat

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Barnes, Michael H. 2005. "Claudian." In A Companion to Ancient Epic. Edited by John Miles Foley, 539–549. Oxford: Blackwell.
  • Cameron, A. 1970. Claudian. Poetry and Propaganda at the Court of Honorius. Oxford: Oxford University Press.
  • Cameron, A. 2015. Wandering Poets and Other Essays on Late Greek Literature and Philosophy. New York: Oxford Univ. Press.
  • Christiansen, P. G. 1997. "Claudian: A Greek or a Latin?" Scholia 6:79–95.
  • Ehlers, Widu-Wolfgang, editor. 2004. Aetas Claudianea. Eine Tagung an der Freien Universität Berlin vom 28. bis 30. Juni 2002 München/Leipzig: K.G. Saur.
  • Fletcher, David T. “Whatever Happened to Claudius Claudianus? A Pedagogical Proposition.” The Classical Journal, vol. 104, no. 3, 2009, pp. 259–273.
  • Gruzelier, C. E. “Temporal and Timeless in Claudian's 'De Raptu Proserpinae'.” Greece & Rome, vol. 35, no. 1, 1988, pp. 56–72.
  • Guipponi-Gineste, Marie-France. 2010. Claudien: poète du monde à la cour d'Occident. Collections de l'Université de Strasbourg. Études d'archéologie et d'histoire ancienne. Paris: De Boccard.
  • Long, J. 1996. "Juvenal Renewed in Claudian's "In Eutropium"." International Journal of the Classical Tradition 2.3: 321-335.
  • Luck, Georg. 1979. "Disiecta Membra: On the Arrangement of Claudian’s Carmina Minora." Illinois Classical Studies 4: 200–213.
  • Martiz, J.A. 2000. "The Classical Image of Africa: The Evidence from Claudian." Acta Classica 43: 81–99.
  • Miller, P.A. 2004. Subjecting Verses: Latin Love Elegy and the Emergence of the Real. Princeton: Princeton University Press.
  • Mulligan, B. 2007. "The Poet from Egypt? Reconsidering Claudian's Eastern Origin." Philologus 151.2: 285–310.
  • Parkes, Ruth. 2015. "Love or War? Erotic and Martial Poetics in Claudian's De Raptu Proserpinae." The Classical Journal 110.4: 471–492.
  • Ratti, S. 2008. "Une lecture religieuse des invectives de Claudien est-elle possible?" AnTard 16: 177–86.
  • Roberts, Michael. “Rome Personified, Rome Epitomized: Representations of Rome in the Poetry of the Early Fifth Century.” The American Journal of Philology, vol. 122, no. 4, 2001, pp. 533–565.
  • Wasdin, Katherine. 2014. "Honorius Triumphant: Poetry and Politics in Claudian's Wedding Poems." Classical Philology 109.1: 48–65.
  • Ware, Catherine. 2012. Claudian and the Roman Epic Tradition. Cambridge, UK: Cambridge Univ. Press.
  • Wheeler, Stephen M. 1995. "The Underworld Opening of Claudian’s De Raptu Proserpinae." Transactions of the American Philological Association 125:113–134.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Chisholm, Hugh, ed. (1911). "Claudianus, Claudius". Encyclopædia Britannica. 6. (11th ed.). Cambridge University Press. pp. 463-464.
  2. ^ Gian Biagio Conte, Latin Literature: A History (Johns Hopkins University Press, 1994, originally published 1987 in Italian), p. 658.
  3. ^ Roberts, Michael. “Rome Personified, Rome Epitomized: Representations of Rome in the Poetry of the Early Fifth Century.” The American Journal of Philology, vol. 122, no. 4, 2001, p. 533.
  4. ^ Conte, Latin Literature, p. 658.
  5. ^ Barnes, Michael H. (2009). "Claudian". përmbledhur nga Foley, John Miles (red.). A Companion to Ancient Epic (në anglisht). Wiley-Blackwell. fq. 541. ISBN 978-1405188388.
  6. ^ Sass, Katie Lynn (1 janar 2012). Alaric: King of Visigoths and Tool of Romans (pdf) (në anglisht). Marquette University. fq. 2. OCLC 855973352. Marrë më 28 qershor 2021.[lidhje e vdekur]
  7. ^ Amy Golahny, "Rembrandt's Abduction of Proserpina," in The Age of Rembrandt: Studies in Seventeenth-Century Dutch Painting (Penn State Press, 1988), pp. 31ff.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Works by Claudian - Project Gutenberg
  • Full Latin text on Divus Angelus Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine
  • Complete Latin text and English translation (Platnauer, 1922), at LacusCurtius, Bill Thayer's edition
  • Michael Hendry, critical edition (Latin)