Arkimedi
Arkimedi (greq: Αρχιμήδης - Arhimēdēs) Në vitet 287 p.e.s lindi shkencëtari Arkimed. Ai jetoi rreth viteve 287 p.e.s. - 212 p.e.s.) qe një matematikan, fizikant, inxhinier, astronom dhe filozof i lashtë sicilian i lindur në koloninë e portit sirakuzian. Mendohet nga disa historianë e matematikanë të jetë matematikani më i madh i lashtësisë. Carl Friedrich Gauss (Karl Frederik Gaus) e mendonte atë si një nga tre më të mëdhenjtë, që kanë jetuar ndonjëherë.
Zbulimet dhe shpikjet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Arkimedi dallohej si më i mençuri i asaj kohe. Pas kumtimit të këtij lajmi se Arkimedi ishte njeri i mençur mbreti e thirri dhe i tha Arkimedit se dua të di sesa peshon kurora ime, dhe nëse nuk do ta gjente mbreti i tha se ti do të ekzekutohesh. Arkimedi mendoi e mendoi, mirëpo fati ishte i tillë që nuk gjeti gjë dhe mori një vendim. Sipas riteve të atëhershme të vdisje i pastër ishte gjë e mirë për zotërat e tu dhe Arkimedi tha: "Do vdes se do vdes të paktën në botën tjetër të jem i pastër". Kështu ai mbushi një vaskë me ujë dhe kur u fut pa se uji u derdh. Dhe keshtu me vete filloi të mendohej pasi e përpiloi teorinë e tij ato momente lakuriq doli nëpër rrugë duke përtitur "EUREKA" (sq. E GJETA) askush nuk e dinte se ç'kishte Arkimedi mirëpo ai e njihte gëzimin e tij sepse do të jetonte. Të nesërmen gjeti masën e kurorës së mbretit dhe kështu jeta e tij vazhdoi deri më 212 p.e.s (atë kohë vitet numëroheshin mbrapshtë). Më vonë këtë teori Arkimedi e thelloi edhe më shumë ku tregoi se kjo teori vlenë edhe për gazet jo vetëm për lëngjet, mirëpo tek gazet nuk mund të vrojtohet qartë.
Arkimedi u bë i njohur pasi mori pjesë në mbrojtjen e Sirakuzës kundër rrethimit romak në Luftën e Dytë Punike. Ka të ngjarë që ai i zmbrapsi romakët me makineritë e tij të luftës të përpiluara me dorën e tij. Thuhet se ai ka mundur të lëvizë një anije të madhe gjithsej me ekipazh dhe ngarkesë vetëm me një litar. Mendohet të ketë zbuluar parimin e dendësisë dhe pluskimit, i njohur edhe si "Parimi i Arkimedit" që sipas gojëdhënës e zbuloi ndërsa ai po lahej në një vaskë (doli jashë nëpër rrugë duke bërtitur "Eureka" (evrika) - (e gjeta)). Atij i mvishet edhe shpikja e odometrit gjatë Luftës së Parë Punike. Një nga shpikjet e tij të përdorura për mbrojtje ushtarake të Sirakuzës kundër pushtimit romak ishte grremçi i Arkimedit.
Thuhet se ai parandaloi një sulm romak mbi Sirakuzën duke përdorur një grumbull të madh pasqyrash (mendohet të kenë qenë mburoja të pastruara shumë mirë) që pasqyronin dritën e diellit dhe të cilat shkaktuan që anijet të merrnin zjarr.
Arkimedi u vra nga një ushtar romak në plaçkitjen e Sirakuzës gjatë Luftë së Dytë Punike megjithëse urdhëri i Marçelusit ishte që ai të mos prekej. Grekët thonë se u vra ndërsa vizatonte në rërë i zhytur në punën e tij dhe i bezdisur nga ndërprerja e ushtarit, i paskërka thëne frazën që do të bëhej e famshme: "Μη μου τους κύκλους τάραττε" (Mos mi trazo rrathët).
Kjo histori tregohet që të vihet në pah mendja e lartë greke me dorën-vrasëse romake. Megjithkëtë duhet të shënohet se Arkimedi shkatërroi me makineritë e tij luftarake një pjesë të mirë të fuqisë pushtuese romake, kështu që vdekja e tij mund të ketë qënë një ndëshkim.
Në krijimtari e largpamësi ai ia kaloi çdo matematikani evropian para Rilindjes.