Jump to content

Avienusi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Avienus (apo Postumius Rufius Festus (qui et) Avienius), i quajtur edhe Sekst Rufi, është historian i kohës së perandorit Valens (364-378). Me sa duket gjatë sundimit të tij ai mbante ofiqe me rëndësi në pushtetin perandorak. Prej tij kemi një histori të shkurtuar : Breviarium rerum gestarum populi Romani (Histori e shkurtër e popullit Romak), që zë në gojë ngjarjet më në shenjë të historisë së Romës. Për ngjarjet paraperandoreke Festi mbështetet mbi epitomet e Livit dhe Florit, kurse për periudhën tjetër, duke përfshirë edhe periudhën e Dioklecianit, ai shfrytëzon të njejtat burime si dhe Eutropi. E re për ne te Festi është sidomos emërtimi i 18 krahinave që përbënin Ilirikun në gjysmën e dytë të shek. IV të erës sonë.