Kërceni tek përmbajtja

Kornel Nepoti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kornel Nepoti, Cornelii Nepotis 100 p.e.s. - 27 p.e.s.. Është historian dhe shkrimtar romak me prejardhje nga Longobardia. Ai jetoi në Romë, por rrinte larg jetës politike e administrative romake. Ishte mik i Ciceronit, poetit të shquar Katulit dhe pronarit të njohur romak Pompos Atikut. Jetën e tij ja kushtoi studimeve letrare dhe historike. Nga veprat e shumta të tij deri në ditët tona (2005) janë ruajturnjë numër i vogël. Ndër veprat e tij të mëdha, që tani nuk gjendet më, ishte "Chronica" (Kronika) e shpërndarë në tre libra dhe që paraqesin një përmbajtje kronike të historisë botërore të asaj kohe. Kronikat tregoin nga koha mitologjike e Greqisë e deri te ditët e viteve në të cilat jetoi autori. Po ashtu një pjesë e veprës së tij "De viris illustribus" (Mbi njerëzit e shquar) që përbëhej nga 16 libra nzuk gjindet më. Pjesa e ruajtur e kësaj vepre bënë fjalë për prirësit shquar të huaj (Liber de exeellentibus ducibus exteranum gentium) dhe në të janë prezentuar 25 biografi të komandantëve ushtarakë që në përgjithësi këto janë biografi të ushtarëve helenë.

  • Nepoti shkroi edhe biografin e Katonit (Vita Catonis) dhe të Ciceronit (Vita Ciceronis) si dhe veprën "Exempla", një koleksion anekdodash historike dhe kuriozitetesh të vjetra të shpërndarë së paku në pesë libra.
  • Në bografitë e shkruara për përshkrimin e jetës së personazheve, Nepoti është i përciptë dhe, jo rrallë, nuk rrespekton rendin kronologjikë të fakteve dhe shpesh nuk i dokumenton shkrimet e tij. Për këto shkaqe edhe puna e tij nuk ka pasur ndonjë vlerë të madhe historike.
  • Nepoti në vepren Vitae (Jetët) përmend tërthorazi Epirin duke treguar në librin e XXV Atticus se si Pompon Atiku nuk kishte ndonjë pro në Itali porse të gjitha financimet i rrjedhnin nga Epiri dhe pasuria në Romë.

Tituj të veprave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • "Chronica"
  • Jetët
  • "Vita Catonis"
  • "Vita Ciceronis"

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]