Jump to content

Violeta Gjoka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Violeta Gjoka ka lindur në Tiranë. Ka filluar karrieren e saj si balerinë në Ansamblin Artistik të Ushtrisë ndersa studionte për teoritike në Liceun Artistik në Tiranë. Për arsye biografie është larguar nga AAU për të marrë pjesë në Ansamblin e Nderrmarrjes Artistike Migjeni mjaft i famshem per kohen. Qe ne moshen 16 vjece ka drejtuar emisione kulturore ne televizionin Shqiptar. Ka drejtuar emisione në Radio Tirana duke filluar me rubriken sportive duke qenë e para femer e ketij lloji. Largohet sërisht dhe që aty për arsye biografie për tu rikthyer pas viteve 1990 me ndryshimin e sistemit së pari në Radio Tirana ku drejton disa emisione sportive e kulturore e më pas si gazetare me emisione te pergatitura prej saj. Ishte dhe një nga zërat e njohur të edicioneve të lajmeve si ne Radio Tirana ashtu dhe në kanalin e 2-të të radios e në emisionin " Per Bashkatdhetaret" ndërkohe që merrte pjesë dhe në edicionet e lajmeve për Kosovën në redaksinë e lajmeve të diaspores. Në vitin 1996 largohet për pak muaj për në Maqedoni ku kishte një kontratë me Televizion Viktoria 2 në Tetovë. Kthehet në vitin 1997 dhe fillon në Radio Koha ku u bë zëri i parë i saj. Në qershor 1997 kalon në TV Arbëria e duke qenë dhe aty një nga zerat dhe protagonistet e para të këtij televizioni.Rikthehet në Radiotelevizionin Shqiptar duke drejtuar emisione dhe lajme si në radio dhe tv për të kaluar perfundimisht në tvsh si spikere e lajmeve përfshire edicionin qëndror të mbrëmjes e më pas ideatore gazetare redaktore e moderatore e emisionit të mëngjesit në TVSH të titulluar "Mëngjesi informativ".[nevojitet citimi]

Nga viti 2002 deri në 2010 ka jetuar në Itali. Në fillim ka bashkëpunuar si gazetare e jashtme në Radio INN Piacenza dhe ka drejtuar emisionin dy gjuhësh shqip – italisht "Viaggio in Albania". Një kohësisht ka qenë gazetare në redaksinë multietnike "Koine" me të cilën ka bashkëpunuar në përgatitjen e edicionit të lajmeve për të huajt në Tv lokale Teleliberta. Ka qenë për shumë vite anëtare e ODG (Urdhëri i Gazetarëve Italianë).[nevojitet citimi]

Në Itali ka pasur një aktivitet të gjerë si mediaore interkulturale në bashkëpunim me shumë institucione ndërsa ka marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar Lingua Madre në Torino me tregimin Il Profumo della Liberta ku ka prekur një nga temat më të mprehta sociale,atë te prostitucionit. Ky tregim është botuar në vëllimin Linguamadre 2008. Gjithashtu ka marrë pjesë në konkurset poetike të ALETTI EDITORE "Luoghi di Parole" dhe "Il Federiciano" ku është përzgjedhur dhe botuar. Në vitin 2009 ka botuar vëllimin me tregime "Trëndafili i Bardhë". Në vitin 2010 u rikthye në Tiranë per te punuar si gazetare dhe drejtuese emisionesh ne Planet Televizion ku një nga emisionet më të spikatur ka qenë Omnibus, një emision kulturor ku të ftuar ishin emra te medhenj te artit kultures dhe letersise. Në vitin 2011 ka botuar romanin "Ne Kufijte e Mundimit" Ne vitin 2013 punoi si folse e lajmeve prane UTVnews. Aktualisht është rikthyer e po jeton ne Itali.[nevojitet citimi]