Virginia Bolten

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Virginia Bolten
Foto e Virginia Bolten
U lind në1870
Vdiq1960
Montevideo, Uruguai
Njohur përpublikimin e gazetave anarkiste, organizimin e demonstratave të para të Ditës së 1 majit në Amerikën Jugore

Virginia Bolten (1870-1960) ishte një  anarkist me origjinë gjermane. Një oratore e talentuar,[1][2] ajo fillimisht ka jetuar në Argjentinë, para se të internohej në në Uruguai në vitin 1902.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Virginia Bolten, ishte bija e një emigranti gjerman, dhe u lind në vitin 1870 në Argjentinë, në San Luis ose San Juan. Ajo kaloi fëmijërinë e saj në San Juan, një krahinë e Argjentinës. Pas arritjes së moshës madhore ajo ka punuar si një si këpucare dhe një punëtore e fabrikës së sheqerit. Duke punuar si një këpucare ajo u takua me Juan Marquez, një organizator i Unionit të punëtorëve të këpucëve, me të cilëin më vonë ajo u martua.[3] Shkaktar për prezantimin e saj me qarqet anarkiste ishte njohja me Pietro Gori.[4] Pas disa vitesh aktivitet në lëvizjet feministe, anarkiste, dhe të punëtorëve, ajo ishte internuar në Uruguaj, sipas Ligjit të Vendbanimit në vitin 1902.[1][5]

Aktivizmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1888 Bolten u bë një nga botuesit e Bukëpjektësi i Rosarios (spanjisht: El Obrero Panadero de Rosario), një nga gazetat e para anarkiste në Argjentinë. Në vitin 1889, ajo organizoi demonstratat e rrobaqepësve dhe rrjedhimisht grevë në Rosario, ndoshta greva e parë nga punëtoret femra në Argjentinë.[3][6]

La Voz de la Mujer[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bolten është me shumë gjasa, përgjegjëse për botimin e një gazete të quajtur La Voz de la Mujer (Zëri i Grave), e cila u botua nëntë herë në Rosario mes 8 janar 1896 dhe 1 janarit 1897, dhe u rikthye, shkurtimisht, në 1901. Një gazetë e ngjashme me të njëjtin emër thuhet se u botua më vonë në Montevideo, e cila tregon se Bolten mund të ketë themeluar dhe redaktuar atë pas internimit të saj.[1]

Trashëgimia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Park[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Puerto Madero, një distrikt i Buenos Aires, e ka emërtuar një park në nder të saj.[7]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c Molyneux, Maxine (2001). Women's movements in international perspective: Latin America and beyond (në anglisht). Palgrave MacMillan. fq. 24. ISBN 978-0-333-78677-2.
  2. ^ Moya, José (2002). "Italians in Buenos Aires's Anarchist Movement: Gender Ideology and Women's Participation, 1890-1910". përmbledhur nga Donna R. Gabaccia, Franca Iacovetta (red.). Women, gender and transnational lives: Italian workers of the world (në anglisht). U of Toronto P. fq. 195, 205. ISBN 978-0-8020-8462-0. Marrë më 2 shkurt 2010.
  3. ^ a b "Biography of Virginia Bolten" (në anglisht). Marrë më 2 shkurt 2010.
  4. ^ Carlson, Marifran (1988). Feminismo!: the woman's movement in Argentina from its beginnings to Eva Perón (në anglisht). Academy Chicago Publishers. fq. 127. ISBN 978-0-89733-152-4.
  5. ^ Molyneux, Maxine (2003). Movimientos de mujeres en América Latina: estudio teórico comparado (në spanjisht). Jaqueline Cruz (trans.). Universitat de València. fq. 42. ISBN 978-84-376-2086-2. Marrë më 2 shkurt 2010.
  6. ^ Moya, José (2002). "Italians in Buenos Aires's Anarchist Movement: Gender Ideology and Women's Participation, 1890-1910". përmbledhur nga Donna R. Gabaccia, Franca Iacovetta (red.). Women, gender and transnational lives: Italian workers of the world (në anglisht). U of Toronto P. fq. 202. ISBN 978-0-8020-8462-0. Marrë më 2 shkurt 2010.
  7. ^ "Argentina: Caputo, Salvatori associate" (në anglisht). South American Business Information. 6 dhjetor 2000. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2012. Marrë më 2 shkurt 2010.