Viti zero

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Viti zero nuk ekziston si vit në kronologjinë e tanishme.

sistemin romak të numrave nuk ka shenjë për zeron. Shifrat arabe u zhvilluan që nga fundi i Shekullit të VIndi dhe kështu përafërsisht në të njëjtën kohë me Dionysius Exiguus, i cili në vitin 525 e llogariti fillimin e kohës krishtere si vitin 754 pas themelimit të Romës, vit i cili merret si viti i lindjes së Krishtit. Megjithatë zgjati afër 5 shekuj deri sa Evropa mori shënim mbi "konceptin e shifrës zero". Tek në kohën e renesansës u përhapën numrat e ashtuquajtur arab në Evropë dhe gjetën përdorim dhe mirënjohje.

Për këtë arsye nuk ekziston në kohën e sotme - sipas llogaritjes së kohës nga historianët - viti zero. Kjo ka si pasojë që në mes të 1 qershorit500 p.e.s. dhe 1 qershorit të 500 pas erës sonë gjenden për çudi vetëm 999 vite. Ky rezultat mëse i dyshimtë aritmetik shtyu astronomët e shkolluar në matematikë të shekullit XVIII të zhvillojnë një llogaritje të tyre të ndryshuar të kohës.

Dy vite të ndryshme zero u definuan dhe u propozuan deri më sot. Momentalisht gjenë me të vërtetë përdorim vetëm "viti zero i brishtë julian".