Vittorio Miele

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Vittorio Miele (Cassino, 24 nëntor 1926 – Cassino, 18 nëntor 1999) ishte një piktor italian. Jetoi eksperiencën tragjike në betejën e Montecassinos ku humbi babanë dhe motrën, ku si pasojë e këtyre dhimbjeve të mëdha edhe nënën e tij. Në vitet shtatëdhjetë mori pjesë në ekspozitat e San Marinos, Japonisë, Jugosllavisë, Kanadasë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas shumë ekspozitave në Itali, në fund të viteve shtatëdhjetë ftohet në Koloninë Artistike Shtetërore të Policitelj në Jugosllavi, ksperiencë që lë gjurmë në një seri të bukur pikturash. Tridhjetë e pesë vjet më vonë shkatërrimi i Cassino Vittorio Miele përkujton atë përvjetor me “Dëshminë’’ itinerar artistik me imazhet e papërpunuara që kishin mbetur në mendjen e mjeshtërit. Në 1991 shfaq veprat e tij në Parlamentin Evropian. Vittorio Miele ndërron jetë në Cassinon e tij më 18 nëntor 1999. Mik i Umberto Mastroianni, Alfredo Bonazzi, Kolja Mićević dhe Pietro Annigoni, i quajtur nga Duccio Trombadori "poeti i heshtur", Miele mbetet një nga artistët italian me thellësi domethënëse të të menduarit të shekullit të kaluar. Aktualisht disa nga veprat e tij janë të ekspozuara në Muzeun e Fondacionit Umberto Mastroianni të Arpinos.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bibliografi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Gavino Còlomo, Nuovissimo dizionario dei pittori, poeti, scrittori, artisti dei nostri giorni, Edizioni della Nuova Europa, 1975
  • Studi meridionali, Anno 5, fasc. 1 (January–March 1972)
  • Duccio Trombadori (a cura di), Vittorio Miele: Il poeta del silenzio, Comune di Boville Ernica, 2000
  • Vittorio Miele, Fondazione Umberto Mastroianni, 2009
 Commons: Vittorio Miele – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale