Vladimir Kotani
Vladimir Kotani është autor këngësh i njohur shqiptar. Kompozitor në disa gjini të muzikës. Është autori i mbi 1500 këngëve shqiptare të muzikës së lehtë. Është komozitori i vetëm shqiptar që ka arritur të fitojë çmimin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH - gjatë dy sistemeve para dhe pas viteve 90' në Shqipëri, përkatësisht:
1. Çel si gonxhe dashuria - Fest 23-të i këngës 1984 Rtsh - N. Koka & G. Çela
2. Në moshën e rinisë - Fest 24 RTSH - 1985 - Parashqevi Simaku
3. Kur e humba një dashuri- Fest i 33-të i këngës 1993 RTSH - Manjola Nallbani.
Gjithashtu ai është nderuar me shumë çmime të dytë e të treta në Festivale, Koncerte Pranvere, Anketa Muzikore, Festivale rrethesh etj. Ka kompozuar këngë për shumë këngëtarë të njohur si: Luan Zhegu, Liljana Kondakci, Bashkim Alibali, Kozma Dushi, Anita Bitri, Nertila Koka, Alberi Hadergjonaj, Morena Reka, Gezim Çela, Mimoza Dhamo, Dashnor Diko, Mimoza Selimi, Adhurim Demiri, Pëllumb Elmazi, Telemak Papano, Teuta Pango, Alfred Habipi, etj.
Gjithashtu nga krijimtaria në vite veçojme:
Ka kompozuar disa muzika për TEATRIN KOMBËTAR:
1. Drama "BESA"
2. Komedia "Valsi i Titanikut"
3. Komedia "8 Persona Plus"
4. Komedia "Kati i gjashtë"
5. Muzika e Pjesës "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
6. Muzika e pjesës "Këngëtarja Tullace"
7. Muzika e pjesës "Fando dhe Lis"
Ka kompozuar muzikën e filmave:
Kur ndahesh nga shokët - film artistik 1987
Thuaja Këngës Rini - Film dokumentar 1986
Elkana dhe dallendyshet - Film vizatimor 1981
Njeriu prej bore - Film vizatimor 1982
Kërcuri - Film Vizatimor 1983
Edlira - Operete Televiszive TVSH 1988
Muzikë për Teatër Kukullash:
Rosak Topolaku
Aurela dhe roboti
Fjalët Magjike
Pjesë Vokalo Instrumentale - Klasike :
1. Valle Fantazi për Fizarmonikë e Orkestër
2. Fantazi për flaut e orkestër
3. Romancë "Melodi" për Trompë e Orkestër
4. Tre suita vallesh për Koncertet e Majit 1987-1988
5. Fantazi për orkestër frymore
6. Valle Simfonike Nr.1, Nr.2, Nr.3
7. Polka - për Orkestër Harqesh
8. Pjesë për Violinçel e Piano : "Prelud", "Nokturn"
9. Trio - Skerco për flaut, fagot e piano
10. Moto Perputo - Për orkestër harqesh
11. Aria - Romancë vokale
12. Të Kërkoj- Romancë vokale etj... [1] [2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 prill 2021. Marrë më 22 shtator 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://www.teksteshqip.com/vladimir-kotani/biografia/