Vllasova Musta
Jump to navigation
Jump to search
Vllasova Musta poete dhe skenariste shqiptare. Lindi në Gjirokastër më 8 prill 1949. Pas mbarimit të studimeve të larta në degën Gjuhë-Letërsi (1971) u emerua si redaktore në kinostudion “Shqipëria e re”. Mbaroi kursin pasuniversitar për regjisurë (1975-76). Ishte e shoqja e regjisorit të shquar të teatrit, Kujtim Spahivogli. Në vitet 1999-2002 ka qenë drejtore e “Albafilm studio”. [1] [2] [3]