Jump to content

Organizata Botërore e Doganave

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga WCO)

Organizata Botërore e Doganave ose OBD është një organizëm i pavarur ndërqeveritar që ka për mission rritjen e rezultatshmërisë dhe rendimentin e punës së administratave doganore nëpër botë. Dogana njihet si një institucion kyç për të arritur një qeverisje të mirë, prosperitet dhe mbrojtje për shoqërinë. Duke pasur parasysh këtë gjë OBT ndihmon në rritjen ekonomike dhe mrojtjen shoqërore të antarëve të vet nëpërmjet promovimit të një mjedisi doganor të ndershëm, transparent dhe të parashikueshëm. Kjo gjë lejon nga njera anë rritjen e tregtisë ndërkombëtare të ligjshme dhe nga ana tjetër marrjen e masave rezultative kundër akrivitetetve ilegale.

OBD njihet ndërkombëtarisht si World Customs Organization ose WCO dhe përfaqëson të vetmen organizatë ndërqeveritare kompetene në çështjet doganore në të gjithë botën.

OBD është themeluar më 26 janar 1952 si Këshilli i Kooperimit Doganor dhe sot përfshin 169 qeveri antare.