Wikimania

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Wikimania është një konferencë ndërkombëtare vjetore për përdoruesit e projekteve wiki të cilat mbikëqyren nga Fondacioni Wikimedia (siç është Wikipedia dhe projektet e tjera simotra). Temat e prezantimeve dhe diskutimeve kanë të bëjnë me projektet e fondacionit Wikimedia, wikit e tjerë, njohuri falas dhe përmbajtje e lirë.