Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/Erikson Aga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Erikson Aga është...Është shpallur kampion në Kategorinë e Dytë me Albpetrolin dhe duhej të aktivizohej në Kategorinë e Parë në kampionatin shqiptar, që nis së shpejti. Por portieri Erikson Aga ka ambicie dhe për këtë ka zgjedhur një kampionat tjetër për të vijuar karrierën e tij sportive. Ai do të luajë për një sezon me ekipin Zejtun Korinthias në kampionatin e Maltës, një skuadër e re dhe plot ambicie, ashtu si portieri shqiptar. Në fakt, Aga ka pasur oferta edhe në Gjermani apo edhe në kampionatin shqiptar, por ai ka zgjedhur Maltën që të punojë i qetë, të luajë titullar dhe të rrisë performancën e tij, pasi kushtet, sipas vetë protagonistit, janë të shkëlqyera dhe që e bëjnë një profesionist të ngjisë shkallë edhe më shumë.




  • I gjatë afro 2 metër, me një peshë 85 kg, Eriksoni ka një të ardhme të sigurt si portier. Ai ka provuar të veshë edhe fanellën e U-17 dhe U-19 të kombëtares shqiptare, madje që kur aktivizohej për Mamurrasin apo Tërbunin. Për momentin nuk kërkon asgjë, ai po punon vetëm të rritet profesionalisht, duke dashur që një ditë të kalojë në një nga kampionatet më të forta, me një ekip prestigjoz dhe një ditë natyrshëm të veshë fanellën kuqezi në katërkëndëshin e portës së Shqipërisë. Për nga shtati dhe eleganca i ngjan shumë portierit Etrit Berisha, thjesht i duhet më shumë eksperiencë, që kërkon pikërisht me këtë aktivizim në kampionatin maltez. Sezonin tjetër dëshiron të provohet në Gjermani, por deri atëherë ka kohë. Specialistët, menaxheri i tij dhe ata që e kanë parë në fushën e lojës 22-vjeçarin, janë shumë optimistë për një të ardhme të shkëlqyer të tij. Idhulli i Agës është ish-portieri i njohur holandez Van der Sar. Ai kërkon të bëhet si ai, pse jo, një ditë edhe Erisoni të luajë për një nga skuadrat më të mira të botës, ashtu si Van der Sar me Mançester Junajtid. Portierët e kanë më të gjatë karrierën, madje pikërisht tani është mosha për të shpërthyer dhe Erikson Aga beson se shumë shpejt do të jetë në nivele shumë të larta.