Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/Hazir Mehmeti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Subjekti i artikullit është...

Hazir Mehmeti është autorë, publicistë dhe gazetarë i cili jetonë në Austri me prejardhje nga Kosova.

Hazir Mehmeti u lind në Besnik (Beçiq) më 1952. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, të mesmen në Mitrovicë. Studimet i kreu në UN e Prishtinës, drejtimi i Shkencave Natyrore. Punoi profesor gjimnazi në Skenderaj, Drenas, Vushtrri edhe Këshilltar Pedagogjik në Vushtrri. Ka statutin e të strehuarit politik në Austri që nga fundviti 1996. Krahas punës edukativo arsimore në shkollat e Vjenës, merret me veprimtari hulumtuese gazetareske e publicistike. Është anëtar i Asociacionit Ndërkombëtar të Gazetarëve Botëror, Lidhjes së Shkrimtarëve e Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri, Lidhjes së Krijuesve e Shkrimtarëve në Diasporë me seli në Gjermani. Bashkëpunëtor i disa gazetave dhe revistave letrare në gjuhën shqipe: gazetës “Fakti Ditor”, albinfo.ch (CH); “Dielli Demokristian”-Vjenë, gazeta “Nacional”, Tiranë; “Zemra Shqiptare”; Revista “Besa”-Stokholm, albaniapresse.com (GrB); pashtriku.org (D); revista për fëmijët në diasporë “URA”-Prishtinë, “Zëri i Ditës”, “Bota Sot” (RKS), revista “Mësuesi” (Tiranë), gazetar i Radio Dukagjinit për Austri. Ai është përgjegjës për materialet mësimore në shqip (schule-mehrsprachig) pranë Ministrisë së Mësimit të Austrisë, autor i materialeve didaktike e mësimore. Ka të botuar qindra artikuj hulumtues gazetaresk, reportazhe, analiza.

“Tekst ushtrimi – 1” (SBNr: 978-9951-562-17-1; viti 2012)

“A-B-C Fibel- Albanisch” (SBNr:160363; ISBN: 978-385253-429-9; Eisenstadt, 2012 )

“Monografia e Mësimit Shqip në Austri” (ISBN: 978-9951-8873-1-1; viti 2013)

“Udhëtim S” (ISBN:978-9951-675-51-2)

“Shëngjergji dhe tregime tjera” (ISBN: 978-606-8062-79-10; Bukuresht)

Bashkautor[Redakto nëpërmjet kodit]

“Një botë për të gjithë” - N-1, botimi 1 (2010) dhe 2 (2014)ISBN:978-9951-05-232-0

“Një botë për të gjithë” - N-2 ISBN: 978-9951-05-246-7

“Një botë për të gjithë” - N-3; ISBN:978-9951-05-262-7

“Unë dhe të tjerët” - N-2 ;ISBN: 978-9951-05-249-8

“Unë dhe të tjerët” -N-3; ISBN: 978-9951-05-258-0