Jump to content

Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/Hidroksidi i natriumit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hidroksidi i natriumit

[Redakto nëpërmjet kodit]

Hidroksidi i natriumit NaOH ose soda kaustike është një komponim inorganik i cili klasifikohet te bazat. Hidroksidi i natriumit është një substancë e bardhë, kristalore, shumë e tretshme në ujë. Tretja e hidroksidit të natriumit në ujë shoqërohet me një çlirim nxehtësie pasi procesi i solvatimit çliron më shumë nxehtësi nga sa thith procesi i hidrolizës. Gjatë tretjes në ujë pH i tretësirës rritet për arsye se jonet hidrokside që çlirohen lidhen me jonet hidronium H3O+ duke prodhuar molekula uji dhe duke ulur përqendrimin e këyre të fundit dhe meqë pH është i barabartë me -log[H+] atëherë ai do të jetë më i madh se 7: NaOH→Na+ + OH- Hidroksidi i natriumit mund të përftohet në laborator nga zierja e një tretësire të karbonatit të natriumit me hidroksid kalciumi. Karbonati i kalciumit që përftohet largohet nga sistemi si i patretshëm dhe reaksioni vazhdon pasi ekuilibri spostohet djathtas: Na2CO3 + Ca(OH)2→2NaOH + CaCO3↓ Në industri ai përftohet nga elektroliza e tretësirës së ngopur të kripës së gjellës Hidroksidi i natriumit është një bazë e fortë ndaj ai vepron me acide sipas Lewis. Konkretisht ai vepron me acide: NaOH(aq) + HCl(aq)→NaCl(aq) + H2O(l) NaOH(aq) + H2SO4(aq)→NaHSO4(aq) + H2O(l) NaOH(aq) + HNO3(aq)→NaNO3(aq) + H2O(l) Ai vepron me oksidet acide: NaOH(aq) + CO2(g)→NaHCO3(aq) 2NaOH(aq) + 2NO2(g)→NaNO3(aq) + NaNO2(aq) + H2O(l) Ai vepron gjithashtu me bazat si dhe metalet amfotere: NaOH(aq) + Al(OH)3(s)→NaAl(OH)4(aq) 2NaOH(aq) +2Al(s) + 6H2O(l)→2NaAl(OH)4(aq) +3H2(g)↑ Hidroksidi i natriumit sulmon shumicën e materialeve organike si gomën, plastikën, indet etj dhe si i tillë ai duhet të përdoret me kujdes të veçantë. Ai ka një efekt shumë negativ në sy dhe sasi të vogla mund të sjellin verbim. Gjithashtu djegiet me hidroksid natriumi kërkojnë shumë kohë që të shërohen.

Subjekti i artikullit është...

  • Holtzlaw, Robinson. General chemistry, eighth edition