Jump to content

Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/Sahat Kulla në Gjakovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sahat Kulla në Gjakovë

[Redakto nëpërmjet kodit]
  1. RIDREJTO emri i faqes së destinuar

Subjekti i artikullit është...




Sahat kulla gjendet në pjesën qendrore të Qarshisë së Madhe në vendin e quajtur "Fusha e Sahatit".Sipas kalendarit islamik ajo është ndërtuar në vitin 1002,që i bie viti 1597 me kalendarin Gregorian. Si një qytet me zhvillim ekonomik të shpejtë,në Gjakovë u ndërtua Sahat Kulla menjëherë pas ndërtimit të Xhamisë së Hadumit. Objekti është shkatërruar gjatë luftërave ballkanike(1912).Këmbana u largua dhe u transportua për në Mal të Zi.

Ndërsa kjo që shohim tani është një Sahat kullë e re e cila është ndërtuar në vitin 2009,në afërsi të themeleve ekzistuese të Sahat Kullës së mëparshme.Kulla është objekt katror me gjatësi 4.10 x 4.10,që arrin lartësin deri në 30m,që është nën lartësinë e Xhamisë së Hadumit. Konstruksioni është kryesisht prej guri;muri deri te pjesa nga ku mund të shihet zona përreth, janë një kombinim i gurit dhe tullës;mbi këtë pjesë, objekti është ndërtuar me dru;kulmi është i mbuluar me plumb.Në fasadën përëndimore të konstruksionit janë vendosur gurë origjinal me mbishkrim të ndërtesës së mëparshme.