Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/ekspozita.com

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ekspozita.com – Bëhu i gjendshëm![Redakto nëpërmjet kodit]

Subjekti i artikullit është...

Panairi i përditshëm i arredimit në kompjuterin, tabletin apo smart-phone-in tuaj

Nëse deri sot na duhej të vizitonim qendrat tregtare në periferi, show-room-et e vetë kompanive të prodhimit apo distributorëve të orendive për arredimin e shtëpisë, zyrës apo dyqanit, kjo është fare e lehtë tani. Ekzpozita.com është një mënyrë inteligjente navigimi në çdo qendër tregtare apo show-room përmes kompjuterit, tabletit apo smart-phone-it tuaj. Që nga 17 shkurti 2015, nuk është më e nevojshme të harxhoni kohë, para dhe energji për të përzgjedhur zgjidhjen më të përshtatshme për arredimin e ambjentit tuaj.

Ekspozita.com është një platformë novatore komunikimi ndërmjet prodhuesve e shpërndarësve të orendive të arredimit dhe klientëve. Të interesuarit mund aksesojnë drejtpërdrejt kategorinë e pajisjeve që u nevojiten, pa humbur asnjë sekondë kohë në sallonet e mëdha dhe të organizuara në mënyra të ndryshme. Përmes platformës www.ekspozita.com, informoheni që nga shtëpia, zyra apo pushimet tuaja mbi ofertat dhe opsionet më të fundit që ofrojnë kompanitë.

Për bizneset Ekspozita synon të përmirësojë raportin vizitor/blerës, duke ezauruar online shqyrtimin e produktit dhe duke orientuar drejt show-room-it vetëm vizitorët e interesuar për blerje. Kjo shton edhe efektivitetin e punës së stafeve të shitjes, duke rritur të ardhurat, vetëbesimin dhe kënaqësinë në punë.

Arkitektura e direktorisë është jashtëzakonisht e thjeshtë dhe miqësore për përdoruesit. Vizitorët e Ekspozita.com e kanë shumë të lehtë të gjejnë kompaninë, markën, produktin ose ofertën që dëshirojnë vetëm me një klikim. Secila nga kompanitë e abonuara në direktori gëzon një hapësirë të bollshme të krahasueshme me website-in e vetë kompanisë dhe mundësi komunikimi të drejtpërdrejtë me klientin. Shfaqja e produkteve realizohet në formate të ndryshme si fotogaleri, videogaleri dhe përshkrime të hollësishme.

Një hapësirë e veçantë dhe e dukshme në Ekspozita.com i është rezervuar ofertave dhe okazioneve. Ndërsa, për reklamim, kompanitë mund të përzgjedhin nga një varietet banerash, artikujsh apo listimin e kompanisë në faqen kryesore.

Ekspozita.com është njëkohësisht një platformë edukimi dhe emancipimi të publikut me idetë më pararojë në fushën e arredimit nga shtëpitë dhe profesionistët e dizenjimit. Përmes artikujve të përditshëm, ne nxisim imagjinatën dhe shijet estetike tek klientela potenciale.

Gjeografia e ofertave, produkteve, zgjidhjeve, projekteve dhe vizitorëve të Ekspozita.com përputhet me hapësirën mbarëkombëtare shqiptare, duke mos u kufizuar vetëm në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Vizitorët tanë nga diaspora mund të jenë ndërmjetësit më të mirë të zgjerimit të biznesit drejt tregjeve të huaja.

Përpara se të kaloni te show-room-et dhe qendrat tregtare për të përzgjedhur mobilimin e shtëpisë tuaj, vizitoni Ekspozitën dhe krijoni një ide konkrete për zgjidhjen që ju përshtatet më shumë shijeve dhe mundësive tuaja.