Wikipedia:Artikuj të mbrojtur
Një faqe e mbrojtur mund të përpunohet vetëm nga Administratorët.
Faqe te veçanta mund të mbrohen nga administratorët, me qëllim që ato të përpunohen vetëm nga përdorues të cilët janë të lajmëruar të paktën qysh prej 4 ditësh (gjysëm-bllokim) ose që ato të përpunohen vetëm nga administratorët (bllokim i plotë). Gjithashtu është e mundur që të mbrohen faqet edhe nga zhvendosja.
Ka shumë shkaqe përse një administrator detyrohet bëjë mbrojtjen e një faqe:
- Nga njëra anë janë faqet, të cilat duhet ti japin informacione të reja përdoruesve të rinj, ndryshimi i të cilave mund të shkaktonte një dëm të madh nga përdorues pa përvoje. Kjo i përket para së gjithave pshm. faqes kryesore, por edhe të tjera faqe me rëndësi të veçantë.
- Shkak tjetër për bllokimin e faqeve është një luftë përpunimi midis dy ose më shumë përdoruesve. Për të nxitur një diskutim konstruktiv mbi çështjet e mosmarrëveshjeve, administratori mund ta bllokojë faqen për disa ditë, dhe me anë të kësaj të detyrojë përpunuesit që ta zgjidhin problemin e tyre me anë të dialogut tek faqja e diskutimeve.
- Edhe nëse vandalismi bëhet në mënyrë të përsëritur, faqja e prekur duhet të bllokohet për një kohë të caktuar, përderisa bllokimi i adresës së IP-së të vandaluesit akoma nuk është kryer.
Te faqja Speciale:Log do të mbahet rregullisht një libër shënimesh mbi bllokimin e faqeve, edhe kjo faqe gjithashtu e mbrojtur. Nëse ndonjë përdorues është i mendimit që bllokimi i një faqe duhet të hiqet, ai duhet të hedhë një vështrim tek libri i shënimeve, për të konstatuar se cili administrator e ka mbrojtur faqen, dhe të mundohet ti shkruajë atij në faqen e tij të diskutimeve. Nëse ai administrator nuk është aktiv, atëhere i interesuari mund ti shkruajë edhe administratorëve të tjerë.
Pyetje-SQL për Administratorët:
SELECT cur_title,cur_namespace FROM cur WHERE cur_restrictions!='' AND cur_namespace<>8 ORDER BY cur_namespace,cur_title LIMIT 100