Wikipedia:Administrata

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Wikipedia:Administrator)
Jump to navigation Jump to search
Mirësevini te Administrata!


Filing cabinet icon.svg
Arkiva e Administratës

Administrata është vendi ku mbahen votimet për administratorët e burokratët. Votimet ndjekin disa rregulla të caktuara. Lexoni më poshtë nëse doni të merrni pjesë.

Administratorët

Ikona e administruesve në Wikipedia simbolizon aktivitetin e tyre të "pastrimit" në shërbim të enciklopedisë.

Administratorët gëzojnë disa privilegje më shumë se anëtarët e thjeshtë e kontrolluesit. Një administrator mund të:

  • mbrojë dhe lirojë faqet per redaktim;
  • redaktojë faqet e mbrojtura;
  • grisë faqet
  • emërojë dhe heqë kontrolluesit
  • bllokojë përdorues dhe adresa IP të caktuara

Edhe pse një administrator zotëron këto privilegje ai mbetet njëlloj i varur nga rregullat si të gjithë përdoruesit e tjerë.

Si mund të bëhem unë një administrator?

Të gjithë mund të kandidojnë për pozicionit e administratorit të përkohshëm (1 vit) pasi të përmbushin disa kushte fillestare.

  • Më shumë se 3 muaj përvojë në Wikipedia.
  • Më shumë se 1000 redaktime.

Çdo përdorues që i përmbush kushtet e mësipërme mund të kandidojë veten ose të kandidohet nga një përdorues çfarëdo si administrator. Për të kandiduar veten ose dikë si administrator, ndiqni udhëzimet e mëposhtme. Përpara votimit kandidati duhet të pranojë zyrtarisht kandidaturën. Kandidatëve mund t'u bëhen pyetje gjatë kandidimit përgjigjet e së cilave mund të ndikojnë në votimin e tyre nga përdoruesit e tjerë. Vota për veten është e pavlefshme dhe një kandidat duhet të ketë minimalisht 5 vota pro nga redaktorë të rregulltë (redaktorë me më shumë se 50 redaktime e 3 muaj përvojë) dhe një rezultat të përgjithshëm 75% pozitiv për tu përzgjedhur si administrator.

Votimi zgjat minimalisht 15 ditë dhe maksimalisht 30 ditë, në varësi të diskutimit gjatë votimit e numrit të votave të grumbulluara. Votat këshillohet të shoqërohen me një arsye të thjeshtë nga pas që argumenton qendrimin e mbajtur. Nëse nuk arrihet të grumbullohet numri i votave pro për 30 ditë por rezultati i përgjithshëm mbetet 75% ose më shumë pozitiv, votimi do të shtyhet dhe për 30 ditë të tjera.

Mungesa e pranimit të kandidaturës nga ana e kandidatit, e grumbullimit të votave minimale apo mosarritja e një rezultati të përgjithshëm minimal 75% pozitiv gjatë periudhës së caktuar kohore sjell dështimin e procesit të votimit.

Administrator i përhershëm

Pas një periudhe 1 vjeçare, një administrator i përkohshëm mund të kthehet në të përhershëm pa votim në varësi të punës së tij gjatë atij viti. Nëse kanë kaluar 30 ditë nga skadimi i mandatit pa një përgjigje përfundimtare, një votim i dytë hapet ku ndiqen të njejtat rregulla si më sipër e ku votohet për kthimin e administratorit në të përhershëm.

Burokratët

Ikona e burokratëve në Wikipedia simbolizon përkujdesjen e tyre teknike në shërbim të enciklopedisë.

Një burokrat, përveç privilegjeve si administrator, mund gjithashtu të:

  • emërojë dhe heqë administratorët;
  • emërojë dhe heqë burokratët;
  • ndryshojë emrat e përdoruesve;
  • caktojë llogari si llogari robotësh;
  • të redaktojë të gjitha faqet në projekt, duke përfshirë dhe faqet CSS, JS dhe JSON;

Si në rastin e administratorëve, dhe burokratët mbeten njëlloj të varur nga rregullat si të gjithë përdoruesit e tjerë.

Si mund të bëhem unë një burokrat?

Rregullat dhe kushtet për votimin e burokratëve janë të njejta me ato të administratorëve.

Heqja e privilegjeve

Në raste abuzimi të dukshëm me privilegjet e tij, një administratori ose burokrati mund t'i hiqen këto privilegje në mënyrë të menjëhershme nga një burokrat tjetër për të ndaluar dëmtimin e mëtejshëm të projektit. Në çdo rast tjetër, një votim duhet hapur për të cilin do të ndiqen të njejtat rregulla e kushte si më sipër.

Nëse përdoruesi dëshiron të heqë dorë vullnetarisht nga privilegjet e tij, është i lirshëm ta bëjë këtë gjë kurdoherë që të dëshirojë, mjafton të lajmërojë një burokrat.

Në rast mungese aktiviteti, pas një periudhe 2 vjeçare pa asnjë redaktim, administratorët dhe burokratët do t'u hiqen automatikisht privilegjet e tyre nga kujdestarët.

Kandidaturat

Kandidaturat duhet të shtohen në ndarjen e duhur duke ndjekur formatin e mëposhtëm:

=== [[Përdoruesi:Emri|Emri]] ===
*Arsyeja për kandidim. ~~~~

====Votimi====

*{{PËR}} ~~~~
*{{KUNDËR}} ~~~~
*{{ASNJANËS}} ~~~~

====Diskutimi====

Kandidatura për administratorë

Kandidatura nga të tjerë

Sadsadas

Sadsadas (DiskutimKontributezhvendosje)

  • @Sadsadas, është përdoruesi më aktiv në Wikipedia shqip që nga viti 2013 me rreth 40 000 redaktime. Është shumë i kujdesshëm për sa i përket përmbajtjen cilësore të artikujve, ka graduar faktikisht gjashtë artikuj në nivelin e përkryer dhe një në nivelin e mirë (disa artikuj të tjerë po presin ende gradimin), duke rritur jashtëzakonisht cilësinë e artikujve të Projektit Futbolli. Është komunikues, i sjellshëm dhe ka mjaft përvojë për të njohur rregullat themelore të komunitetit. Aktiviteti i vazhdueshëm i tij mund të ndihmoj mirëmbajtjen e sq.wiki-t duke kontrolluar shpesh ndryshimet e fundit që ndodhin në enciklopedi. — Βατο (diskutimet) 15 korrik 2019 00:06 (CEST)
Votimi
Diskutimi

Sadsadas është nga përdoruesit më aktivë momentalisht dhe ka qenë pjesë e projektit prej disa vitesh. Përveçse një motivim e vlerësim për të e punën e tij, është dhe një ndihmesë për komunitetin pasi jemi në nevojë për administratorë e vullnetarë aktivë për mirëmbajtjen e përgjithshme të projektit. - Klein Muçi (diskutimet) 15 korrik 2019 05:41 (CEST)

Reagimi i kandidatit të sponsorizuar

Falenderoj Βατοn per kandidimin; une premtoj qe do te jem ne ndihmes te te gjitheve, dhe jo vetem ne artikuj ne lidhje me futbollin por edhe me fusha te tjera. Qe nga dita e pare qe kam filluar punen ketu, vetem 1 objektiv kam pasur: Ta bej wikipedian shqiptare me te mire dhe te me aksesueshme per te gjith shqiptaret. Per mua kjo nk eshte detyrim por eshte thjesht pasion i paster, nje pasion nga i cili nuk mundem dot te heq dore. Mendoj se me keto veglat e administratorit do te kem me shum mundesi te kontrolloj artikujt e rinj, te luftoj vandalizmin dhe te vazhdoj ne mirmbajtjen e projektin, sigurisht nderkoh edhe me krijimin e faqeve te reja qe do te shtoj numrin e artikujve gjithsej. Gjithashtu si perdorues aktiv ditor, do te kontrolloj edhe ndryshimet ditore dhe gabimet drejtshkrimore ne arikujt, dhe ne te njejten kohe duke rregulluar faqet aktuale ne lidhje me futbollin si dhe gabimet cs1. Ju faleminderit.— Sadsadas (diskutimet) 15 korrik 2019 00:43 (CEST)

Kandidatura vetjake

Kandidatura për burokratë

Kandidatura nga të tjerë

Kandidatura vetjake

Heqje privilegjesh


Aktualisht në komunitet veprojnë 12 administratorë dhe 3 burokratë.


XTools ofron statistika të ndryshme në lidhje me kontributet e vullnetarëve në projektet MediaWiki.