Jump to content

Wikipedia:Administratorët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Wikipedia:Administratorë)
Ikona e administratorëve në Wikipedia simbolizon aktivitetin e tyre të "pastrimit" në shërbim të enciklopedisë.

Administratorët janë anëtarë të cilëve u është besuar aftësia teknike për të pasur disa të drejta të shtuara në komunitet. Këtu përfshihet mundësia për bllokimin e zhbllokimin e llogarive të përdoruesve dhe adresave IP, dhënia e disa privilegjeve specifike ndaj përdoruesve të zakonshëm[a], redaktimi i faqeve me mbrojtje të plotë dhe atyre në hapësirën MediaWiki[b], mbrojtja dhe heqja e mbrojtjes nga faqet për redaktimin e zhvendosjen e tyre, grisja[c] dhe rikthimi i faqeve, zhvendosja e faqeve pa kufizime, dhe përdorimi i disa veglave specifike.

Lista e plotë e privilegjeve të një administratori mund të lexohet këtu.

Administratorët marrin përsipër këto përgjegjësi si vullnetarë pasi kalojnë një proces shqyrtimi nga komuniteti. Ata nuk veprojnë si punonjës të fondacionit Wikimedia. Atyre nuk u lejohet kurrsesi të përdorin të drejtat e tyre të shtuara për të përfituar në një mosmarrëveshje në të cilën janë përfshirë personalisht dhe mbeten njëlloj të varur nga rregullat si të gjithë përdoruesit e tjerë.

Wikipedia shqip ka aktualisht 8 administratorë: Lista e plotë.


Procedura për tu bërë administrator

Administrator i përkohshëm

Kushtet e kandidatit

Kushtet themelore për tu bërë administrator i përkohshëm (1 vit) kanë të bëjnë me sa kohë dhe sa kontribute një redaktor ka dhënë në Wikipedian shqip. Redaktori duhet të jetë i besueshëm dhe kjo gjë arrihet vetëm duke redaktuar artikujt në mënyrë konstruktive dhe duke qenë në kontakt me redaktorët e tjerë. Gjithashtu duhet të ketë:

  • më shumë se 3 muaj përvojë;
  • më shumë se 1000 redaktime.

Çdo përdorues që i përmbush kushtet e mësipërme mund të kandidojë veten ose të kandidohet nga një redaktor çfarëdo me të drejta votimi (propozuesi duhet të ketë më shumë se 50 redaktime e 3 muaj përvojë) tek faqja e administratës. Në qoftë se kandidohet nga të tjerë, përpara miratimit kandidati duhet të pranojë zyrtarisht kandidaturën. Kandidatëve mund t'u bëhen pyetje gjatë kandidimit përgjigjet e së cilave mund të ndikojnë në votimin e tyre nga përdoruesit e tjerë.

Kushtet e votimit

  • vota për veten është e pavlefshme;
  • mund të votojnë vetëm redaktorët me të drejta votimi (me më shumë se 50 redaktime e 3 muaj përvojë);
  • redaktorët e tjerë pa të drejta votimi mund të shtojnë një koment tek diskutimi i kandidaturës por nuk mund të votojnë.

Përfundimi

Për tu përzgjedhur si administrator, kandidati duhet të ketë të paktën 5 vota 'për' dhe një rezultat të përgjithshëm 75% pozitiv. Në llogaritjen e përqindjes së rezultatit të përgjithshëm, numërohen vetëm votat 'për' dhe 'kundër'. Votat 'asnjanëse' injorohen për llogaritjen e përqindjes së rezultatit të përgjithshëm, por ato (dhe informacione të tjera të rëndësishme) konsiderohen për përcaktimin e konsensusit nga burokrati mbyllës.

Votimi zgjat minimalisht 15 ditë dhe maksimalisht 30 ditë, në varësi të diskutimit gjatë votimit e numrit të votave të grumbulluara. Votat këshillohet të shoqërohen me një arsye të thjeshtë nga pas që argumenton qendrimin e mbajtur. Nëse nuk arrihet të grumbullohet numri i votave 'për' për 30 ditë por rezultati i përgjithshëm mbetet 75% ose më shumë pozitiv, votimi do të shtyhet dhe për 30 ditë të tjera.

Mungesa e pranimit të kandidaturës nga ana e kandidatit, e grumbullimit të votave minimale apo mosarritja e një rezultati të përgjithshëm minimal 75% pozitiv gjatë periudhës së caktuar kohore sjell dështimin e procesit të votimit.

Administrator i përhershëm

Pas një periudhe 1 vjeçare, një administrator i përkohshëm mund të kthehet në të përhershëm pa votim në varësi të punës së tij gjatë atij viti, me një vendim mes administratorëve dhe burokratëve në detyrë. Nëse kanë kaluar 30 ditë nga skadimi i mandatit pa një përgjigje përfundimtare, një votim i dytë hapet ku ndiqen të njejtat rregulla si më sipër e ku votohet për kthimin e administratorit në të përhershëm.


Çfarë pritet nga administratorët

Kujdes e gjykim

Nëse u jepen të drejtat, administratorët duhet të bëjnë kujdes në përdorimin e këtyre funksioneve të reja, veçanërisht aftësinë për të grisur faqet dhe për të bllokuar përdoruesit dhe adresat IP (shiko faqen udhëzuesit e administratorëve në Wikipedia anglisht). Administratorët e rinj gjithashtu duhet të shikojnë faqet e lidhura në listën e leximit të administratorëve në Wikipedia anglisht para se të përdorin aftësitë e tyre administrative. Gabime të rastit pranohen, por gabime serioze ose të përsëritura, ose gabime që përfshijnë shkelje të sjelljes së administratorit 'të përfshirë' duhet të shmangen.

Veglat e administratorit gjithashtu duhet të përdoren me gjykim të kujdesshëm; mund të duhet ca kohë që një administrator i ri të mësojë kur është më mirë që të përdoren veglat, dhe mund të duhen muaj për të fituar një kuptim të mirë mbi kohërat që duhen caktuar kur përdoren mjete të tilla si bllokimi dhe mbrojtja e faqeve në mosmarrëveshje të vështira. Administratorët e rinj inkurajohen që të fillojnë ngadalë dhe të krijojnë përvojë në fushat ku ata janë mësuar, dhe t'i pyesin të tjerët nëse nuk janë të sigurt.

Mirësjellje

Administratorët pritet të udhëheqin me shembull dhe të sillen në mënyrë të respektueshme, civile në bashkëveprimet e tyre me të tjerët. Administratorët pritet të ndjekin politikat e Wikipedias dhe të kryejnë detyrat e tyre në maksimum të aftësive të tyre. Gabimet e rastit janë plotësisht të pajtueshme me administratën; administratorët nuk pritet të jenë perfektë. Sidoqoftë, çrregullimi i qëndrueshëm ose serioz i Wikipedias është i papajtueshëm me pritjet dhe përgjegjësitë e administratorëve, dhe një gjykim i dobët ose sjellje këmbëngulse dhe të egër mund të rezultojë në heqjen e të drejtave të administratorit. Administratorët duhet të përpiqen të përfaqësojnë modele standarde të përshtatshme mirësjelljeje dhe qytetërimi ndaj redaktuesve të tjerë.

Nëse një administrator arsyeton se brenda një çështje të caktuar nuk mund t'i përmbahet politikave të Wikipedias dhe të mbetet civil (madje edhe ndaj përdoruesve që shfaqin sjellje problematike), atëherë administratori duhet ta çojë çështjen në Kuvend ose të kontaktoj një administrator tjetër për ta adresuar, në mënyrë që mos të ndërlikoj problemin me sjellje të dobët.

Përgjegjësi

Administratorët janë përgjegjës për veprimet e tyre që përfshijnë të drejtat e administratorit, pasi veprimet e pashpjeguara të administratorit mund të demoralizojnë redaktorët e tjerë që nuk kanë mjete të tilla. Duke iu nënshtruar kufijve të mirësjelljes, duke shmangur sulmet personale dhe duke ushtruar mirëbesim, redaktorët janë të lirë të pyesin dhe të hedhin kritika mbi veprimet e administratorëve. Administratorët pritet të përgjigjen korrektësisht pyetjeve në lidhje me sjelljen dhe veprimet e tyre administrative dhe t'i justifikojnë ato kur të jetë e nevojshme.

Administratorët që seriozisht veprojnë në mënyrë problematike me përsëritje, ose që kanë humbur besimin e komunitetit, mund të sanksionohen ose të humbasin të drejtat e tyre të administratorit me një votim nga bashkësia. Kjo rrugëzgjidhje është këshilluar në rastet e mëposhtme:

  • administrim me keqbesim (keqpërdorim i llogarive të shumëfishta, shkelje e madhe e besimit të bashkësisë, etj.);
  • shkelja e politikave themelore (sulme personale, sjellje e keqe, luftë redaktimesh, privatësia, etj.);
  • sjellja diku tjetër që nuk pajtohet me administratën e Wikipedias (sulme jashtë-wikit, etj.);
  • mosarritja e komunikimit – kjo mund të jetë ose me redaktorët (p.sh. mungesa e paralajmërimeve të duhura ose shpjegimet e veprimeve), ose me adresimin e shqetësimeve të komunitetit (veçanërisht kur kërkohen shpjegime ose komente të tjera serioze);[d]
  • keqpërdorimi i përsëritur, i qëndrueshëm ose i egër i një vegle administrative (siç është 'rikthimi' ose rollback) – një administratori mund t'i hiqen të drejtat e tyre administrative tërësisht duke i hequr mundësinë e përdorimit të atyre veglave.

Siguri

Wikipedia kërkon që administratorët të kenë fjalëkalime të forta dhe të ndjekin praktikat e duhura të sigurisë personale. Për shkak se ata kanë potencialin të shkaktojnë dëme në të gjithë enciklopedinë me një ndryshim të vetëm, një llogari e kompromentuar e administratorit do të bllokohet dhe privilegjet e saj të hiqen për shkak të sigurisë së enciklopedisë. Në rrethana të caktuara, heqja e privilegjeve mund të jetë e përhershme.

Autentifikimi me dy faktorë është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit për të siguruar më tej llogarinë nga përdorimi i paautorizuar.

Administratorët nuk duhet të ndajnë kurrë fjalëkalimin ose llogarinë e tyre me ndonjë njeri tjetër, për çdo arsye. Nëse ata zbulojnë se fjalëkalimi i tyre është komprometuar, ose llogaria e tyre është komprometuar ndryshe (madje edhe nga një redaktor ose një individ që ata e njohin dhe besojnë), ata duhet të përpiqen ta ndryshojnë atë menjëherë, ose të bëjnë një kërkesë revokimi të përkohëshëm një burokrati. Përdoruesve që shmangen të raportojnë përdorimin e paautorizuar të llogarisë së tyre, do t'i hiqen të drejtat administrative. Përdorimi i paautorizuar konsiderohet 'rrethanë e diskutueshme' dhe qasja nuk do të rikthehet automatikisht.

Administratorë të përfshirë

Në përgjithësi, redaktorët nuk duhet të veprojnë si administratorë në mosmarrëveshjet në të cilat janë përfshirë. Kjo pasi administratorët e përfshirë mund të kenë, ose mund të shihet se kanë një konflikt interesi për mosmarrëveshjet për të cilat ata kanë qenë palë ose kanë ndjenja të forta rreth çështjes. Përfshirja në përgjithësi interpretohet shumë gjerësisht nga bashkësia, duke përfshirë konfliktet aktuale ose të së kaluarës me një redaktor (ose disa redaktorë), dhe mosmarrëveshjet në temën, pavarësisht nga natyra, koha apo rezultati i mosmarrëveshjes.

Një vërejtje e rëndësishme është që një administrator që ka bashkëvepruar me një redaktor ose ka punuar në një fushë të një teme të caktuar thjesht si administrator, ose përfshirjet e mëparshme të të cilave janë redaktime të vogla dhe të qarta që nuk tregojnë paragjykim, nuk është i përfshirë dhe nuk është i penguar të veprojë në një aftësi administrative në lidhje me atë redaktues ose fushën e temës. Paralajmërimet, diskutimi i qetë dhe i arsyeshëm dhe shpjegimi i atyre paralajmërimeve, këshilla për normat e komunitetit dhe sugjerimet për formulimet dhe mënyrat e mundshme nuk e bëjnë një administrator të 'përfshirë'.

Në raste të drejtpërdrejta (p.sh. vandalizëm i ashpër), bashkësia ka mbështetur historikisht veprimin e qartë të çdo administratori – edhe nëse është i përfshirë – në bazë të faktit se çdo administrator i arsyeshëm do të kishte arritur ndoshta në të njëjtin përfundim. Megjithëse ekzistojnë përjashtime nga ndalimi që redaktorët e përfshirë të ndërmarrin veprime administrative, është akoma praktika më e mirë, në rastet kur një administrator mund të shihet se është i përfshirë, ta kalojë çështjen tek një administrator tjetër përmes një kërkese ndërhyrje.

Ankesat nga përdoruesit ("abuzimi i administratorit")

Nëse një përdorues beson se një administrator ka vepruar në mënyrë të padrejtë, ata duhet të shprehin shqetësimet e tyre drejtpërdrejt administratorit përgjegjës dhe të përpiqen të vijnë në një zgjidhje në mënyrë të rregullt dhe civile. Nëse çështja nuk zgjidhet midis dy palëve, përdoruesit mund të vazhdojnë me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve (shiko seksionin më poshtë për informacion të mëtejshëm). Një qasje e mundshme është paraqitja e çëhtjes në Kuvend, megjithatë, ankuesit duhet të jenë të vetëdijshëm se sjellja e tyre shpesh është gjithashtu e shqyrtuar dhe mund të ketë pasoja. Nëse një përdorues beson se ato janë bllokuar në mënyrë jo të duhur, ata mund të apelojnë bllokun duke u ankuar administratorëve të tjerë.

Keqpërdorim i të drejtave administrative

Keqpërdorimi i të drejtave administrative konsiderohet një çështje serioze. Veglat administrative u sigurohen përdoruesve të besuar për mirëmbajtje dhe detyra të tjera, dhe gjithmonë duhet të përdoren me mendim. Keqpërdorimi serioz mund të rezultojë në sanksione apo edhe heqje të tyre.

Situata të zakonshme për shmangien e përdorimit të veglave janë:

  • konflikti i interesit ose jo-neutraliteti – administratorët nuk duhet të përdorin normalisht mjetet e tyre në çështjet ku personalisht janë të përfshirë (për shembull, në mosmarrëveshjet e përmbajtjes në të cilat janë palë). Shiko administratorë të përfshirë;
  • politikat dhe udhëzimet – kur një politikë ose udhëzim është e qartë se veglat nuk duhet të përdoren, atëherë veglat nuk duhet të përdoren pa ndonjë shpjegim që tregon se çështja është marrë në konsideratë, dhe pse një përjashtim (i rrallë) konsiderohet vërtet i arsyeshëm;
  • veprimet e administratorit në lidhje me redaktimin me pagë – veglat e administratorit nuk mund të përdoren si pjesë e ndonjë aktiviteti redaktimi të paguar, përveçse si një wikipedian në vendbanim, ose kur pagesa bëhet nga fondacioni Wikimedia ose nga një bashkëpunëtor i WMF;
  • kthimi i veprimeve të administratorëve të tjerë – vetëm në atë mënyrë që respekton administratorin, veprimi i të cilit është i përfshirë, dhe (zakonisht) pas konsultimit;
  • rivendosja e një veprim administrativ që tashmë është i kthyer.

Edhe kur përdorimi i mjeteve duket i arsyeshëm, nëse dyshimi ekziston është më mirë të kërkoni një administrator tjetër që nuk është i përfshirë që të rishikojë dhe (nëse justifikohet) të ndërmarrë veprimin.

Kthimi i veprimit të një administratori tjetër

Administratorët pritet të kenë gjykim të mirë dhe supozohet se kanë konsideruar me kujdes çdo veprim apo vendim që ata kryejnë si administratorë. Administratorët mund të mos pajtohen, por veprimet administrative nuk duhet të kthehen pa ndonjë shkak të mirë, mendim të kujdesshëm dhe (nëse ka të ngjarë të kundërshtohen), ku administratori është aktualisht i disponueshëm, një diskutim i shkurtër me administratorin veprimi i të cilit është kundërshtuar.

Rivendosja e një veprimi të kthyer (wheel warring)

Kur një administrator ka rikthyer tashmë një veprim administrativ, ka shumë rrallë ndonjë arsye e vlefshme për administratorin e parë ose një administrator tjetër që të rivendosë përsëri të njëjtin veprim ose një veprim të ngjashëm pa diskutime të qarta që çojnë në një marrëveshje. Wheel warring (lufta e të fuqishmëve)[e] ndërmerret kur veprimi i një administratori kthehet nga një administrator tjetër, por në vend që të diskutojë për mosmarrëveshjen, veglat e administratorit përdoren më pas në një mënyrë luftuese për të kthyer ose ribërë veprimin. Me shumë pak përjashtime, pasi të jetë rikthyer një veprim administrativ, ai nuk duhet të rikthehet pa konsensus.

Mos përsërisni një veprim administrativ të kthyer kur e dini që një administrator tjetër e kundërshton atë. Mos vazhdoni një zinxhir kthimesh administrative pa diskutim. Zgjidhëni mosmarrëveshjet administrative duke diskutuar çështjen.

Wikipedia funksionon në frymën e konsensusit; mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes diskutimit civil dhe jo në luftën për pushtet. Ka shumë pak çështje kaq kritike sa që të luftosh është më mirë sesa të diskutosh, ose ia vlen të humbësh statusin tënde të mirë për të. Nëse e ndjeni dëshirën për të bërë luftë, provoni këto alternativa:

  • kërkoni një diskutim konstruktiv dhe synoni ta qetësoni situatën dhe ta ktheni atë në proceset normale, nëse është e mundur. Miratimi i një mënyre qetësuese dhe qasjes siç e shpjegoni mund të ndihmojë. Në disa raste emaili mund të lejojë që të jepen këshilla personale të përzemërta që nuk mund të postohen lehtësisht në wiki;
  • nëse shqetësoheni nga sjellja jo e duhur, ndiqni proceset e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, si për çdo çështje tjetër sjelljeje. Për shembull: paraqisni çështjen në Kuvend dhe prisni për këshilla nga anëtarët e tjerë të komunitetit;
  • mbani mend që keni dhjetra kolegë: nuk jeni vetëm dhe shumica e çështjeve bëhen më keq nga gjykimi i dobët. Nëse jeni parë të silleni mirë, zakonisht çështja do të qetësohet shpejt, sado e keqe të duket. Ndonjëherë është mirë që thjesht të bëni pushim dhe të qetësoheni.

Heqja e të drejtave

Në raste abuzimi të dukshëm me të drejtat e tij, një administratori mund t'i hiqen këto të drejta pas një votimi tek Administrata në të cilin do të ndiqen të njejtat rregulla e kushte të kandidaturave. Heqja e të drejtave bëhet nga një kujdestar i Meta-s.

Nëse përdoruesi dëshiron të heqë dorë vullnetarisht nga privilegjet e tij, është i lirshëm ta bëjë këtë gjë kurdoherë që të dëshirojë, mjafton të lajmërojë tek Administrata dhe të bëj kërkesën në Meta.

Në rast mungese aktiviteti, pas një periudhe 2 vjeçare pa asnjë redaktim, administratorët do t'u hiqen automatikisht privilegjet e tyre nga kujdestarët e Meta-s.

Rivendosja e të drejtave

Pavarësisht se si një administratori i hiqen të drejtat, çdo përdorues është i lirë të ri-propozoj kandidaturen sipas rregullave të zakonshme.

Lista e administratorëve

Administratorët e tanishëm (8)
  1. Puntori (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosje) mori të drejtat më 4 shtator 2006
  2. Planeti (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosje) mori të drejtat më 26 nëntor 2008
  3. Liridon (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosje) mori të drejtat më 25 qershor 2009
  4. Tëfcí (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosje) mori të drejtat më 1 korrik 2011
  5. AT44 (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosje) mori të drejtat më 6 mars 2015
  6. Olsi (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosje) mori të drejtat më 4 shtator 2015
  7. Βατο (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosje) mori të drejtat më 6 shkurt 2019
  8. Klein_Muçi (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosje) mori të drejtat më 2 maj 2019
  9. Berishasinan (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosje) mori të drejtat më 6 prill 2023
Administratorët e mëparshëm
  1. Dori (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosje) i pari, hyri më 12 tetor 2003
  2. Joni (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosje) mori të drejtat më 20 mars 2005
  3. Dan (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosje) mori të drejtat më 12 qershor 2005
  4. Ko.S.ystem.OV@ (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosje) mori të drejtat më 29 tetor 2005
  5. Bet_0 (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosje) mori të drejtat më 12 shkurt 2006
  6. Mig (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosje) mori të drejtat më 3 gusht 2006
  7. Uni (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosje) mori të drejtat më 26 gusht 2006
  8. Eagleal (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosje) mori të drejtat më 29 korrik 2007
  9. Aeternus (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosje) mori të drejtat më 5 tetor 2007
  10. Cradel (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosje) mori të drejtat më 7 qershor 2008
  11. Armend (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosje) mori të drejtat më 14 tetor 2009
  12. Mikullovci11 (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosje) mori të drejtat më 14 korrik 2010
  13. Euriditi (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosje) mori të drejtat më 10 mars 2012
  14. Visi90 (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosje) mori të drejtat më 10 nëntor 2014
  15. Mr._Pseudo (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosje) mori të drejtat më 13 prill 2015
  16. 1l2l3k (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosje) mori të drejtat më 31 tetor 2017
  17. Sadsadas (diskutimetredaktimetbllokimembrojtjegrisjezhvendosje) mori të drejtat më 21 gusht 2019

XTools ofron statistika të ndryshme në lidhje me kontributet e vullnetarëve në projektet MediaWiki.

Shiko edhe

Shënimet

  1. ^ Administratorët janë në gjendje të japin dhe revokojnë këto të drejta: autochecked user, redaktor, kontrollues dhe bllokimit-IP e përjashtimuar.
  2. ^ Për ndryshimin e faqeve JS dhe CSS nevojiten të drejtat e m administratorëve të ndërfaqes.
  3. ^ Faqet me më shumë se 5 000 rishikime mund të grisen vetëm nga kujdestarët.
  4. ^ Praktika më e mirë është që administratorët të kenë të aktivizuar postën elektronike, por atyre nuk u kërkohet detyrimisht që ta aktivizojnë ose që të përgjigjen në email.
  5. ^ Shprehja "wheel" vjen nga përshkrimi i llogarive më të larta të privilegjuara në kompjuterët kryesorë PDP-10 dhe TOPS-20, ku "wheel" u përdor në mënyrën e përdorimit të "root" në sistemet Linux/Unix.