Jump to content

Wikipedia:Artikulli i ditës/12, 2011.

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ikona e Zojs në Shkodër.
Ikona e Zojs në Shkodër.

Zoja e Shkodrës apo Zoja e Kshillit të Mirë, është një ikonë e Shën Marisë me Jezusin fëmijë. Kjo ikonë gjendej në kishën kushtuar Sh. Marisë në Shkodër. Sipas dëshmive të ndryshme të asaj kohe, thuhet se ikona braktisi kishën rrëzë kalasë së Rozafës me 25 prill 1467, pak para pushtimit të qytetit nga turqit, që kërcënonin çshenjtërimin e kishës, dhe mori rrugën fluturimthi duke kaluar detin drejt Italisë, e mbajtur nga dy engjëj. Kjo ngjarje u ndoq nga dy shtegëtarë shqiptarë, Gjorgji dhe De Sclavisi. Në Itali, ikona e Zojës së Shkodrës u vendos në kishën e Gjenacanos, një kishë ndërtuar që në shekullin e dhjetë. Këshilli i katërt i peshkopëve shqiptarë, i mbajtur në vitin 1895, e shpalli Zojën e Shkodrës "Pajtore të Shqipërisë".

Shiko më shumë...