Jump to content

Wikipedia:Artikulli i ditës/27, 2011.

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Festivali Evropian i Këngës (ang.:Eurovision Song Contest (ESC), (fra.: Concours Eurovision de la Chanson), është një konkurrim ndërkombëtar muzikor, i cili zhvillohet çdo vit qysh prej vitit 1956. Në këtë eveniment marrin pjesë kryesisht vendet anëtare të Bashkimit Evropian të Radio-Televizioneve (EBU), së cilës i përkasin edhe disa vende aziatike dhe afrikane si Izraeli, Turqia dhe Maroku. Për këtë qëllim çdo shtet pjesëmarrës ka të drejtën të prezantojë një këngë në këtë festival muzikor. Konkursi ndërkombëtar, që përbëhet nga gjysmëfinalja dhe finalja, zhvillohet sipas rregullit në vendin e fituesit të vitit të mëparshëm. Spektakli ndahet në dy pjesë, prezantimi i finalistëve qe zgjat rreth dy orë, dhe më në fund dhënia e pikëve.

Shiko më shumë...