Jump to content

Wikipedia:Artikulli i javës/2023/2

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fotografi shoqëruese për artikullin

Simone Lucie Ernestine Marie Bertrand de Beauvoir (shqip: Simonë dë Bovuar) (9 janar 1908 – 14 prill 1986) ishte një shkrimtare franceze, intelektuale, filozofe ekzistencialiste, aktiviste politike, feministe dhe teoriciente shoqërore. Megjithëse nuk e konsideronte veten një filozofe, ajo pati një ndikim të madh në ekzistencializmin dhe teorinë feministe.

De Beauvoir shkroi novela, ese, biografi, autobiografi dhe monografi mbi filozofinë, politikën dhe çështjet sociale. Njihet për traktatin e saj të vitit 1949 "Seksi i Dytë" (fr:Le Deuxième Sexe ose Gjinia e dytë), një analizë e hollësishme e shtypjes së grave dhe një traktat themelor i feminizmit bashkëkohor; gjithashtu njihet për romanet e saj, si: Mikesha (fr:L'Invitée) dhe Mandarins (fr:Les Mandarins). Ajo ishte e njohur për marrëdhënien e saj të hapur me filozofin francez Jean-Paul Sartre.