Wikipedia:Artikulli i javës/2023/23
Appearance
Ndarja e fesë nga shteti është një koncept filozofik dhe juridik për përcaktimin e distancës politike në marrëdhëniet ndërmjet organizatave fetare dhe shtetit . Konceptualisht, termi i referohet krijimit të një shteti laik (me ose pa ndarje të qartë ligjërisht mes fesë dhe shtetit) dhe shpërbërjes ose ndryshimit të marrëdhënies formale midis institucionit fetar dhe shtetit. Megjithëse koncepti është më i vjetër, fraza e saktë "ndarja e kishës nga shteti" rrjedh nga "muri i ndarjes midis kishës dhe shtetit", një term i krijuar nga Thomas Jefferson. Ky koncept u promovua nga filozofët e Iluminizmit si John Locke, Denis Diderot, etj.