Wikipedia:Artikulli i javës/2023/38
Appearance
Revolucioni Ideologjik e Kulturor ka qenë një lëvizje e autoriteteve shtetërore të Republikës Popullore të Shqipërisë si jehonë e lëvizjes me po të njëjtin emër në Kinë (Revolucioni Kulturor Kinez). Nisur nga Enver Hoxha përmes një fjalimi të mbajtur më 6 shkurt 1967 duke patur si synim ndryshime rrënjësore në rendin e deriatëhershëm si në ushtri, në burokraci si dhe fushata e egër që iu bë jetës fetare në Shqipëri. Fjalime të tjera kundër fesë u mbajtën më 17 dhe 23 shkurt.