Jump to content

Wikipedia:Artikulli i javës/2023/9

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fotografi shoqëruese për artikullin

Sabiha Kasimati lindi më 15 shtator 1912 dhe ishte vajza e dytë e doktor Abdurrahman Kasimatit nga Libohova dhe të shoqes Zehra Mbreshtani, të vendosur në rrethin e Edirnesë që pas shpalljes së kushtetutës në 1908-ën.

Në 1927-n, familja e saj u vendos në Korçë dhe fëmijët vijuan shkollimin. Sabihaja me motrat frekuentuan liceun francez të cilin e përfundoi në 1931-shin dhe ishte vajza e parë që kreu atë lice.