Wikipedia:Artikulli i javës/2024/43
Appearance
Arti islam filloi të zhvillohet me lindjen e besimit islam, e që gjatë periudhës Emevite dhe Abasite 661–945 merr formën e vet specifike, e cila vjen duke u zhvilluar sidomos në arkitekturë dhe në artin aplikativ.
Arti islam përfshinë zhvillimin artistik duke filluar që nga shekulli i VII e më vonë, në territoret me kulturë islame. Mes tjerash në këtë zhvillim artistik dallohen arkitektura, kaligrafia, vizatimi e qeramika.
Arti islam është përqendruar në kaligrafinë arabe dhe jo në krijimin e figurave të ndryshme njerëzore e shtazore pasi krijimi i këtyre figurave, idhujtaria, është i ndaluar nga Allahu, në Kur’ani.