Jump to content

Wikipedia:Artikulli i javës/2024/50

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fotografi shoqëruese për artikullin

Lufta shqiptaro-venedikase e vitit 1447-1448 u zhvillua mes forcave të Venedikut, te cilat ishin besëlidhëse me forcat osmane dhe shqiptarëve nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Lufta erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes Republikës dhe familjes Dukagjini për posedimin e kështjellës së Danjës (Dejës). Skënderbeu, besëlidhës i familjes Dukagjini, ngriti kundër disa qytete të zotëruara nga Venediku përgjatë bregdetit shqiptar, në mënyrë që t'i bënte presion venedikasve për rikthimin e Danjës. Në përgjigje, Republika dërgoi një forcë vendase për të rrethuar kështjellën e Danjës dhe i bëri thirrje Perandorisë Osmane për të dërguar një forcë ekspedite në Shqipëri. Në atë kohë osmanët tashmë kishin rrethuar kështjellën e Svetigradit.